Dy aksidente në Durrës, makina përmbyset në rrugën Spitallë-Porto Romano, babë e bir përfundojnë në spital

06/05/2026 14:30

Dy aksidente të tjera kanë ndodhur në lagjen 15 të Durrësit, në rrugën që lidh Spitallën me Porto Romanon.

Mësohet se në njërin prej aksidenteve drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përmbysur në rruge teksa udhëtonte me të atin, pasagjer.

Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel