Italia në Botëror? I dërguari i Trump këmbëngul: Nëse Irani heq dorë, Të Kaltrit gati…
‘Nëse dikush blen një biletë të finales së Botërorit për 2 milionë dollarë, në personalisht do i çoj hot dog dhe pijë që të sigurohem se ka një eksperiencë fantastike’-kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA, Gianni Infantino gjatë Global Conference 2026 të Milken Institute.
Tema që po diskutohet prej kohësh në botën e futbollit është ajo e çmimit të biletave që janë tejmase të larta. Tashmë polemikat janë shumë të forta sidomos ato të shpërthyera në Evropë ku Football Supporters Europe, një organizatë jofitimprurëse, zëdhënese e interesave të tifozëve, duket se ka tentuar ankohet në Komisionin Evropian duke e përshkruar politikën e çmimeve të biletave të Botërorit si zhvatëse dhe një lloj tradhtie
Infantino padyshim që e mbrojti logjikën e përdorur nga FIFA duke thënë se çmimet marramendëse të biletave janë thjesht reflektim i kërkesës.
‘Duhet të shohim merkaton; veprojmë në merkaton e argëtimit më të zhvilluar në botë-tha Infantino-kështu që duhet të aplikojmë tarifat e tregut’
Sipas presidentit të FIFA, organizmi më i lartë i futbollit ka marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta për Botërorin e ardhshëm. Në periudhën e parë të shitjes së biletave për Botërorin 2022 që zgjati rreth 20 ditë, vetë FIFA kishte deklaruar se kishte marrë 17 milionë kërkesa për bileta. Ndërkaq, kjo çështje vazhdon të diskutohet duke gjeneruar polemika mbi polemika.
Top Channel