‘Fox Sport’ ofron punën e ëndrrave; 50 mijë dollarë për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Botërorit
Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj deklaroi se FIFA duhet të garantojë se Trupat e Rojeve Revolucionare Islamike(IGRC) të mos fyhen nha SHBA në rast se kombëtarja iraniane do të duhet të shkojë në vend për të marrë pjesë ne Botërorin e kësaj vere.
Nëse do të marrë pjesë, sepse verdikti përfundimtar është për në 20 maj, kur në program është një takim me FIFA për të përcaktuar detajet e transfertës amerikane të skuadrës së drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei.
Vetëm pak ditë më parë, delegacioni i Iranit u refuzua të hyjë në Kanada sa nuk mori pjesë në Kongresin e FIFA të mbajtur në Vancouver. Një version që u përgënjeshtrua pjesërisht nga Taj. ‘Ishte një zgjedhje e jona’-tha ai edhe pse ministri kanadez i emigracionit konfirmoi në parlament se viza e presidentit të Federatës Iraniane të Futbollit u anulua gjatë kohës që ai ishte në fluturim për shkak të lidhjeve të tij me IRGC
Në 2024, në fakt Kanadaja e ka përfshirë Gardën Revolucionare Iraniane në listën e grupeve terroriste, 5 vjet pas SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafstrom dërgoi një letër duke shprehur keqardhjen për sikletin dhe zhgënjimin që iranianët pësuan në Kanada dhe e ftoi Federatën Iraniane në Zyrih në 20 maj për një takim për përgatitjet e Botërorit.
Taj konfimroi se do të kërkojë garanci organeve qeverisëse të futbollit amerikan për trajtimin ndaj delegacionit iranian në SHBA. ‘Kemi nevojë për një garanci, për udhëtimin tonë që askush të mos ketë të drejtë të fyejë simbolet e sistemit tonë, në mënyrë të veçantë Trupat e Gardës Revolucionare Islamike’-pohoi Taj në një manifestim pro-qeveri në Teheran-është një çështje për të cilën duhet treguar kujdes serioz. Nëse do të ketë garanci të këtij lloji dhe do të merren përsipër përgjegjësite, atëherë një incident si ai që ndodhi në Kanada nuk do të përsëritet’
Taj, që ka mbuluar një rol funksionari të lartë në Gardën Revolucionare në provincën e Isfahan, përpara se të kalonte në administratën futbollistike, pohoi se çdo gjë që nuk ofron garancitë e pakushtëzuara mund të sjellë refuzimin e delegacionit iranian në kufijtë amerikanë.
‘Do të shkojmë në Botëror për të cilin jemi kualifikuar dhe mikpritësi ynë është FIFA, jo z.Trump apo Amerika’-shtoi ai-nëse pranojnë të na mirëpresin, duhet edhe të pranojnë të mos fyejnë në asnjë mënyrë institucionet tona ushtarake. Sepse nëse do ta bënin këtë, do të krijohej e njëjta situatë që u verifikua në Kanada ku ishte mundësia që të ktheheshim mbrapsht. Kështu duhet të jetë kjo lloj garancei në mënyrë që të shkojmë me ndërgjegje të qetë’
‘Taj shtoi se Federata futbollistike iraniane shpreson të organizojë të paktën një ndeshje miqësore me një skuadër shumë të mirë në Turqi, ku Irani luajti ndeshjet ndaj Nigerisë dhe Kosta Rikës në fund të muajit mars.
Top Channel