Fiks Fare/ Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para
Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë.
Malaj u shpreh se do të rritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa Demo foli për tre bashki të tjera që i janë shtuar Paketës së Maleve.
“Miratuam një ndryshim që lidhet me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, nga ana tjetër kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesat që janë deri në 1 milionë lekë, do të bëhen pagesat me këstin e radhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ministria parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10 mijë e 360 që janë në total.
Këto ndryshime kanë edhe disa avantazhe të tjera. Lidhet me procesimin e pagesave. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst, me ndryshimet, koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet nga 2-2,5 vjet. Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblimin ndaj ish-të përndjekurve politikë, që për vitin 2016 është në masën 15 milionë euro”, tha ndër të tjera Malaj.
“Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar aplikimi nga qytetarët. Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë”, u shpreh Demo.
Top Channel