Top Channel/ Zbardhen vendimet e qeverisë, rritet dëmshpërblimi për të përndjekurit politikë
06/05/2026 22:19

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë. Malaj u shpreh se do të rritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa Demo foli për tre bashki të tjera që i janë shtuar Paketës së Maleve. “Miratuam një ndryshim që lidhet me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, nga ana tjetër kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesat që janë deri në 1 milionë lekë, do të bëhen pagesat me këstin e radhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ministria parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10 mijë e 360 që janë në total. Këto ndryshime kanë edhe disa avantazhe të tjera. Lidhet me procesimin e pagesave. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst, me ndryshimet, koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet nga 2-2,5 vjet. Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblimin ndaj ish-të përndjekurve politikë, që për vitin 2016 është në masën 15 milionë euro”, tha ndër të tjera Malaj. “Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar aplikimi nga qytetarët. Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë”, u shpreh Demo.

Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33