Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Met Gala që u zhvillua më 4 maj, në New York City, solli në tapetin e kuq disa prej emrave më të mëdhenj të botës së modës dhe showbiz-it.
Tema e këtij viti, “moda si art”, u reflektua në paraqitjet e veçanta dhe mbresëlënëse të të ftuarve.
Mes pjesëmarrësve ishin Beyoncé dhe Jay-Z së bashku me vajzën e tyre Blue Ivy, si dhe Nicole Kidman me vajzën e saj Sunday Rose. Të dyja vajzat tërhoqën vëmendje të madhe, duke debutuar në këtë event prestigjioz dhe duke thyer një nga rregullat kryesore të Met Gala-s, që lidhet me moshën minimale të pjesëmarrjes.
@metmuseum She’s working late because she’s a singer! Only Sabrina Carpenter would have us drinking “Espresso” at midnight ☕️ #MetGala ♬ original sound – The Met
Sipas organizatorëve, të cituar nga The Hollywood Reporter, pjesëmarrësit duhet të jenë 18 vjeç e lart, por lejohen përjashtime për të miturit që shoqërohen nga prindërit. Blue Ivy, 14 vjeç dhe Sunday Rose, 17 vjeç, morën pjesë pikërisht në këtë formë, nën shoqërinë e nënave të tyre, të cilat ishin edhe bashkëkryetare të eventit.
@vanityfairfrance La complicité entre Nicole Kidman et sa fille, Sunday Rose, au Met Gala 2026 🥹 #nicolekidman #sundayrose #metgala2026 #motherdaughter ♬ son original – Vanity Fair France
Blue Ivy u shfaq me një fustan Balenciaga pa rripa, të kombinuar me xhaketë bomber dhe aksesorë elegantë, ndërsa Sunday Rose zgjodhi një fustan rozë të butë me motive lulesh dhe detaje të rafinuara. Të dyja paraqitjet u komentuan gjerësisht për stilin dhe elegancën e tyre në një nga netët më të rëndësishme të modës botërore.
Top Channel