Tensione në ndeshjen Tirana-Vllaznia. Bajrami kapet me mbledhësin e topave, Kallaku “tërbohet” me delegatin
Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit nuk e toleroi aspak Gerard Pique.
Ish futbollisti i Barcelonës, aktualisht president i klubit FC Andorra u dënua me 6 ndeshje dhe 2 muaj skualifikim për atë çfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes së skuadrës së tij me Albacete. Po kështu u sanksionuan edhe disa drejtues të tjerë të FC Andorra ndërkohë stadiumi Nou Estadi u vendos të mbyllej pjesërisht për 2 ndeshje.
Disa anëtarë të klubit nga Pirenejtë u dëgjuan të bërtisnin kundër klasës arbitrare në përfundim të ndeshjes dhe mes tyre ishte edhe Pique, i cili u akuzua për komente intimiduese dhe sjellje agresive dhe provokuese në zonën e dhomave të zhveshjesh.
FC Andorra është një prej investimeve të Gerard Pique; skuadra merr pjesë në kategorinë Primera Federacion në Grupin Nord Est. Klubi që është blerë nga ish mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, e ka selinë në La Vella kryeqytetin e Principatës së Pirenejve. Në sezonin 2023/24, FC Andorra ishte pjesë e La Liga 2.
Top Channel