E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari në Divjakë
06/05/2026 18:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunje e Re, në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për Kujtim Meçi, banor nga Fier-Semani, i cili po punonte tokën e tij kur zetori që po përdorte është përmbysur duke e zënë poshtë.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Top Channel