Sali Berisha ngjiti malin e Krujës për të përkujtuar ditën e lindjes së Skënderbeut.

Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se i ka shkaktuar dëme Shqipërisë më shumë se të gjithë pushtetuesit ndër vite. I frymëzuar nga Gjergj Kastrioti, Sali Berisha ftoi demokratët të vijojnë betejën për largimin e Edi Ramës.

A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij? Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!
Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit“, tha Berisha.

Demokratët krutanë kanë lënë pas sherret, pas shkrirjes së degës së Krujës me atë të Fushë-Krujës. Drejtues është Aulon Kalaj, që daljen e tij zyrtare pas zgjedhjes si kryetar e bëri krah Sali Berishës.

Top Channel