Chelsea “masakron” Arsenal-in menjëherë pas finales: “Eja vizitoni shtëpinë e trofeve tek ne!”
Tirana ka marrë një fitore heroike përballë Vllaznisë në “Selman Stermasi” në një ndeshje shumë të luftuar, në të cilën bardheblutë dhanë gjithçka, pasi ishte shpresa e vetme për të qëndruar në garë për qëndrimin në elitë.
Një gol i shënuar me penallti nga Rafael në minutën e 16-të vendosi gjithçka për bardheblutë, që duhet thënë se bënë lojë kryesisht më të mirë se Vllaznia, duke mos i lejuar shkodranët të rrezikojnë kuadratin e Bekajt.
Vllaznia mbetet e dyta në renditje, teksa Tirana renditet momentalisht në vendin e gjashtë, por mbijetesa do të duhet të vendoset në ndeshjen e raundit të fundit përballë kryesuesve të Elbasanit.
Vllaznia e mbylli ndeshjen me dy kartonë të kuq, pasi Mala dhe Bajrami dolën me të kuq në minutat e fundit.
Tirana-Vllaznia 1-0
Rafael (pen.) 16’
Top Channel