E hënë, 19 Janar 2026
17:20
Peleshi hap sesionin e ri parlamentar për vitin 2026: Nuk mund ta arrijmë Europën, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde europiane

Kryeparlamentari Niko Peleshi hapi seancën e parë plenarë të Kuvendit për vitin 2026 me tensioneve dhe debateve.

17:14
Nis me përplasje sesioni i ri parlamentar, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Seanca plenare e parë e këtij viti ka nisur me tensione e debate.

17:06
Numri i lindjeve në Kinë kap shifrat më të ulëta në historinë e vendit, popullsia e superfuqisë aziatike bie për të katërtin vit radhazi

Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në vitin 2025, duke arritur një nivel rekord të ulët pavarësisht masave qeveritare për të inkurajuar lindjet.

17:00
U ekzekutua sot në burgun grek, viktima i dënuar përjetë. Akuzohej për vrasjen e Elton Çiços dhe dy personave të tjerë

Shqiptari i vrarë sot në burgu e Koridhalos është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri.

16:58
Zjarri me 40 viktima në Zvicër, reagojnë avokatët e çiftit pronar: Po hakmerren publikisht ndaj tyre sepse…

Avokatët e pronarëve të barit në Zvicër, ku zjarri vdekjeprurës shpërtheu natën e Vitit të Ri duke shkaktuar vdekjen e 40 personave dhe plagosjen e 116 të tjerëve, kanë thyer heshtjen për të kundërshtuar atë që e quajnë një fushatë gënjeshtrash ndaj klientëve të tyre.

16:43
Champions League dhe gjithë kampionatet elitare të futbollit, bashkohen në ekranin e DigitAlb

Viti 2026 ka nisur i magjishëm në DigitAlb, që si asnjëherë më parë e askush në botë sjell paketën më të plotë sportive. Kampionatet më elitare dhe komepticionet më të rëndësishëm në kontinent vijnë ditë pas dite në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve me një maratonë transmetimi që nuk ndal për asnjë moment, në 15 kanale të dedikuara për sportin.

16:41
Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

Të paktën shtatë persona u vranë në një shpërthim në qendër të Kabulit të dielën, tha organizata joqeveritare italiane Emergency, e cila drejton një spital në kryeqytetin afgan.

16:39
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ KQZ vendosi rinumërim të plotë të votave, reagojnë deputetët

Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga të tjerët për mbajtje të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të lira, dyshimet për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, kanë nxitur rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

16:36
Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret shqiptarin

Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari në burgun e Koridhalos ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë të grekut.

16:31
“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me transmetuesin publik RTSH.

16:25
Zjarri në qendrën tregtare në Pakistan, shkon në 21 numri i viktimave, mbi 60 persona ende të zhdukur

Numri i të vdekurve nga një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu të shtunën në një qendër tregtare në Karaçi, te Pakistanit, ka shkuar në 21, sipas një përditësimi të ri nga autoritetet.

15:56
Protestat kundër autoriteteve të anti-imigracionit në Minesota, Pentagoni vendos në gatishmëri 1500 ushtarë në rast përshkallëzimi

Pentagoni ka vendosur rreth 1500 ushtarë aktivë në gatishmëri për një vendosje të mundshme në Minesota, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump shqyrton mundësinë e aktivizimit të Aktit të Kryengritjes për herë të parë në shekullin e 21-të.

15:49
‘Tërmet’ në tregjet financiare/ Kërcënimet ndaj Groenlandës, bien bursat në Europë

Bursat europiane e çelë javën në rënie, duke vijuar trendin negativ të nisur që prej njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës.

15:45
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, kryeministri spanjoll shpall tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në Spanjën, teksa premtoi një hetim “të plotë dhe plotësisht transparent” për shkaqet e aksidentit hekurudhor që vrau 39 persona.

15:42
Champions League, Inter pret Arsenalin, Chivu: Do të jemi në versionin tonë më të mirë

Pas pushimeve dimërore, Liga e Kampioneve kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e raundit të parafundit të saj. Një prej ndeshjeve që do të ketë vëmendjen më të madhe do të jetë ajo e San Siros mes Interit dhe Arsenalit.

15:38
Dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, Apeli lë në burg Xhino Agon

Gjykata e Apelit në Tiranë la në ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

15:35
Dramë në fund, Vora dhe Tirana ndajnë pikët në javën e 20-të

Sfida e javës së 20-të në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Tiranës është mbyllur pa fitues.

15:32
Starmer i dërgon mesazh Trump: Aleanca është e rëndësishme, por jo duke shkelur parimet dhe vlerat

Gjuha trupore e kryeministrit Starmer foli po aq shumë sa fjalët dhe nënteksti për krizën ndoshta më të madhe në marrëdhëniet transatlantike në dekadat e fundit.

15:23
Tregtia me bilanc negativ/ Eksportet shqiptare kanë hyrë në krizë të thellë prej tre vitesh, shkak kursi i Euros

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një bilanc negativ, duke thelluar deficitin në tregtinë e jashtme. Importet tejkaluan trefish eksportet në fundvit, duke ekspozuar varësinë e madhe të tregtisë shqiptare nga mallrat e huaja.

15:18
Një mijë hallet e Napolit; futbollistët, 153 ndeshje të humbura për dëmtime dhe vazhdon…

Napoli dukej se i kishte gjërat në vijë në momentin e mbylljes së merkatos së verës. Ardhjet e reja u vlerësuan shumë nga të gjithë dhe organika e klubit ishte perfektë për të përballuar të gjitha impenjimet sezonale. Por realiteti flet të kundërtën.

15:15
Bordi për Gazën, Washington Post sqaron pagesën: 1 miliard dollarë vetëm për anëtarësim të përhershëm

Presidenti Donald Trump dërgoi këtë fundjavë një valë ftesash për liderë botërorë që t’i bashkohen Bordit të Paqes për Gazën, edhe pse një vend aty do t’u kushtonte, siç u pohua në media, 1 miliard dollarë.

15:06
“Nuk ikim nga Parlamenti”, kryetari i PD-së: Përgjigjen për ftesën e PS do ta marrin në protestën e 24 janarit

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i demokratëve vlen vetëm për reformat.

15:05
Zgjedhjet e 28 tetorit në Kosovë, KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave

Prokurori i Shtetit ka udhëruar prokuroritë themelore të nisin grumbullimin e informacioneve pas evidentimit të keqpërdorimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

14:58
Përdorin truket e vjetra, ja si hakerët e kriptomonedhave vodhën 700 milionë dollarë nga investitorët

Krimi në botën e kriptovalutave ka arritur nivele rekord, me humbje që kapin qindra milionë dollarë, shpesh duke përdorur metoda të njohura dhe të vjetruara.

14:47
Kërcënimet për tarifa/ Mbesa e Trump del kundër tij, i bën thirrje Europës: U lodha nga strategjia e dështuar e…

Mary Trump, psikologe, shkrimtare dhe mbesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të “kundërsulmojnë” ndaj kërcënimeve të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave, në kuadër të përpjekjeve të Trump për marrjen e Groenlandës.

14:44
Reali i Madridit ia ka vënë syrin, por Klopp deklaron: Jam i kënaqur me situatën time

Jurgen Klopp është emri më i lakuar së fundmi në ambientet madrilene teksa përflitet për të marrë drejtimin e Realit të Madridit, por 58 vjeçari duket se nuk ka ndërmend të kthehet në rolin e trajnerit të paktën për momentin dhe këtë ai e tha qartë kur u pyet për interesimin e Los Blancos për të.

14:41
Mbledhje e paligjshme e informacionit, Princi Harry vijon përballjen ligjore me Daily Mail

Princi Harry mbërriti këtë të hënë në Gjykatën e Lartë të Londrës, ku do të përballet me botuesin e Daily Mail lidhur me akuzat për mbledhje të paligjshme të informacionit historik.

14:36
Alarm i ri për sulme kibernetike nga hakerë pro-rusë, paralajmërohen organizatat britanike

Zyrtarët më të lartë të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar një paralajmërim të ri për rrezikun e shtuar nga sulmet kibernetike të grupeve hakerësh pro-rusë.

13:52
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul i dha një përgjigje europiane.

13:47
Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti drejt vendeve të BE-së, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari

Një operacion i koordinuar i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti, me qëllim kalimin ilegal në shtetet e Bashkimit Europian.

13:44
Fotolajm/ Avokati i Safet Bajrit bëhet viral, merr me karrocë fashikujt hetimorë

Safet Bajri prej shumë muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

13:36
“Fundi i botës që njohim”, ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës, pasoja masive

Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të sillte fundin e rendit botëror për ish shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili është njohur për gjuhën e kujdesshme, por këtë herë nuk ngurroi të reagonte ashpër ndaj Donad Trumpit.

13:35
MotoGP/ Prezantohet Ducati i Marquez dhe Bagnaia me synimin për të dominuar sërish me dorë të hekurt

Madonna di Campiglio, perla alpine në Dolomitet e Brentas, për të katërtin vit radhazi u bë arena e prezantimit të Ducati Lenovo Team(Ducati zyrtar) në Botërorin e MotoGP.

13:33
BE zbut tonet: Prioriteti është angazhimi me SHBA-në, jo përshkallëzimi i situatës së tarifave

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të hënën se prioriteti i udhëheqësve të BE-së është të angazhohen me Shtetet e Bashkuara dhe jo të përshkallëzojnë situatën e tarifave, pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të vendosur taksa ndaj disa vendeve evropiane në lidhje me Groenlandën.

13:32
Banesat e tyre ndahen nga vetëm disa hapa, në Spanjë janë të sigurt: Kapiteni i kombëtares ndahet nga bashkëshortja

Alice Campello dhe Álvaro Morata nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me ndarjen e tyre, por fakte të reja vazhdojnë të konfirmojnë lajmet.

13:28
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Aset i paçmueshëm që i jepet kryeqytetit nga Kamëza

Kryeministri Edi Rama inspektoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë prej 84 hektarësh dhe me një infrastrukturë që përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash, e fusha sportive.f

13:14
Të përfshirë në vrasjen e një personi në Dibër në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër dhe DVP Gjirokastër.

13:13
“Nuk më dhatë Nobelin, nuk mendoj për paqen”, Norvegjia reagon ndaj mesazhit të Trump

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store konfirmoi sot se ka marrë gjatë fundjavës një mesazh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ky i fundit theksonte se nuk ishte më i interesuar për paqen, dhe kjo për shkak se nuk iu dha kurrë Nobeli i shumëpretenduar prej tij.

13:01
Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…

Avokatja e njohur Nexhi Beqiri ka folur për fenomenin e martesave me kontratë në vendin tonë.

12:56
“Smart City”, Berisha: Projekt korruptiv me çmime 30 herë më të larta. Rrezik për privatësinë e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin “Smart City”, të cilin e cilësoi si një aferë tërësisht korruptive dhe me kosto shumëfish më të larta se çmimet reale të tregut.

12:55
Hakerohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t’i bashkohet popullit

Persona të panjohur kanë hakeruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian, e kanë transmetuar aty në mbështetje të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi.

12:53
Kanadaja i bashkohet vendeve të BE-së, gati të çojë trupa për të mbrojtur Groenlandën nga SHBA

Kanadaja ka hartuar planin për të dërguar një kontingjent të vogël ushtarësh në Groenlandë për stërvitje ushtarake me aleatët e NATO-s, përballë kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll këtë territor arktik gjysmë-autonom, bëjnë të ditur dy zyrtarë të lartë qeveritarë.

12:32
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, Gjykata rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

Prej 12 dhjetorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës përfaqësohet nga një avokate nga shteti, e cila nuk e ka takuar ende.

12:32
Kaosi në Kupën e Afrikës, ylli i Realit akuzohet se humbi penalltinë qëllimisht

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Senegalit dhe Marokut u shndërrua në një spektakël dramatik dhe kaotik, me një ngjarje që do të kujtohet për dekada.

12:26
Flamuri shqiptar ngrihet në Orlando, 15-vjeçari fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Loris Qosja nxënësi i klasës së 9 nga Cërriku fitoi Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, zhvilluar në Orlando SHBA.

12:22
CR7 2-0 Juventus, portugezi nuk do të duhet t’i shlyejë pagat e prapambetura nga bardhezinjtë

Juventus ka humbur një betejë të rëndësishme në gjykatë, pasi Gjykatësi i Punës në Torino, Gian Luca Robaldo, hodhi poshtë ankesën e klubit të futbollit kundër një vendimi të arbitrazhit të vitit 2024, i cili i urdhëroi ata të paguanin 9.7 milionë euro (plus interesat, për një total prej 11 milionë eurosh) si paga të prapambetura për Cristiano Ronaldon.

12:21
Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Integrimi në BE nuk bëhet me ligje “shkel e shko”, por me parlament që funksionon

Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të ndaj mazhorancës, duke pretenduar për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian.

12:18
“Reformim tërësor i ligjit të zgjedhjeve dhe reformë territoriale”, Begaj mesazh deputetëve: Konfirmoni mbështetjen për Drejtësinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi sot një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI, ku theksoi se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese.

12:12
Trump fton Putinin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën, Kremlini: Po shqyrtojmë propozimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald për të trajtuar konfliktin në Gaza.

12:08
I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, e ëma e ish- policit: Leonard Duka më ka vrarë djalin, dua dënim me vdekje

Po mbahet procesi ndaj Leonard Dukës, Fatmir Hyseni (Musai), Aleksander Maxhaku, Dritan Agaj, Erlis Duka dhe Oltjon Loga.

12:08
Zgjedhjet në Kosovë/ Mospërputhje në rinumërimin e votave, Prokuroria nis grumbullimin e provave në të gjitha komunat

Në të gjitha komunat ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave do të fillohet me grumbullimin e informatave për keqpërdorimet në procesin zgjedhor në Kosovë.

12:03
Përplasjet në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni t’i tregoni vendin opozitës

Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.

12:03
Juventus, gati oferta e re për Mateta, synon ta ketë në skuadër që për ndeshjen me Napolin

Juventus kërkon me çdo kusht të ketë në radhët e tij Jean-Philippe Mateta, që konsiderohet si futbollisti që mund të ndryshojë tërësisht repartin e sulmit. Golat flasin për të, që është pikërisht ai që i duhet Zonjës së Vjetër dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Cagliarin.

11:57
Debati në Konferencën e Kryetarëve, Balla-opozitës: Po tërhiqeni nga pakti për reformat, do ta vazhdojmë punën edhe pa ju

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ndaj opozitës në Konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se nuk ka vend për thirrje dhe përbetime të paefektshme për revolucione që nuk do të ndodhin.

11:46
Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit

Shtetasi Hamza Muhon është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi shiste doza kanabisi në Patos.

11:45
Exclusive/ Çfarë i shkaktoi përmbytjet, zbardhen dokumentet. Nga kullimi tek hidrovoret, investimet mbeten në letër

Nga Durrësi në Fier, nga Lezha në Gjirokastër, përmbytjet lanë pas dëme të rënda në banesa, humbje të gjësë së gjallë dhe mijëra hektarë tokë bujqësore të shkatërruara. Lagje të tëra në Spitallë, Ish-Kënetë e Shkozet u kthyen në liqene, ndërsa në fshatra si Kashishti, Sukthi apo Katundi i Ri, banorët u detyruan të braktisin shtëpitë për të shpëtuar jetën.

11:39
Ftesa e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes, Spiropali: Lajm i mirë për vendin, në Tiranë plas marazi se do paguajmë miliarda e do sjellim palestinezët

Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat u ndal te ftesa e Presidentit Donald Trump, që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes.

11:39
Ankesat për rritjen e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar ndaj kompanive Vodafone dhe One

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

11:33
Rrëshqitje masive toke në fshatin Spathar të Librazhdit, dëme në banesa dhe infrastrukturën rrugore

Rrëshqitjet kanë shkaktuar dëme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore në fshatin Spathar të Librazhdit.

11:24
Arrestimi i presidentit të Venezuelës/ Guterres kritikon SHBA-të: Po vendosin fuqinë mbi ligjin ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po veprojnë pa u ndëshkuar dhe se besojnë se fuqia e tyre ka më shumë rëndësi sesa ligji ndërkombëtar, në një deklaratë të fortë dhënë për BBC.

11:22
Kupa e Afrikës/Finalja do kujtohet edhe për…‘luftën për peshqirin’

Përveç triumfit të Senegalit, Kupa e Afrikës do të kujtohet edhe për incidentin e turpshëm që përkufizohet si ‘lufta për peshqirin’.

11:02
Kërcënimet e Trump ndaj BE-së dhe përplasjet SHBA-Mbretëri e Bashkuar, Starmer: Çdo vendim për Groenlandën i takon vetëm…

Në një fjalim të fundit, kryeministri britanik, Keir Starmer theksoi se, pas javëve të “turbulencave të theksuara”, ajo që është më e rëndësishme tani është “të jemi të qartë për vlerat që Mbretëria e Bashkuar mbron”.

10:58
Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

Prej një jave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po kryhet rinumërimi i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

10:46
Plagosën me thikë në dorë të miturin, pranga çiftit të të moshuarve në Sarandë

Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë një të mitur.

10:36
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Në derën e SPAK Sali Berishën e sjell masa e sigurisë, megjithatë dy të hënat që e detyrojnë të paraqitet ish kryeministri vazhdon ti shfrytëzojë për politikë dhe kritika.

10:30
Trump përshkallëzon presionin për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm retorikën për marrjen e kontrollit të Groenlandës, duke deklaruar se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, ndërsa udhëheqësit evropianë po koordinojnë përgjigjen e tyre përballë presionit në rritje nga Uashingtoni.

10:26
Maroku, trajneri Regragui nuk e fsheh zhgënjimin: Më vjen keq për imazhin që iu dha futbollit afrikan

Kupa e Afrikës u mbyll me fitoren e Senegalit që në finale mposhti Marokun pas kohës shtesë 1-0. Por kjo finale do të flitet më shumë për polemikat dhe skandalin që pa në fushën e lojës në momentin kur Senegali vendosi të lërë fushën e lojës pas një penalltie të dhënë në favor të Marokut.

10:18
Sali Berisha në SPAK, kreu i PD zbaton masën detyrim paraqitje, pritet nga deputetë demokratë dhe simpatizantë

Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën detyrim paraqitje, raporton Anila Hoxha.

10:18
“Do të ankimojmë vendimin”/ Drejtori i burgut u la në burg dhe mjekja ‘arrest në shtëpi’, avokatët zbulojnë akuzat ndaj tyre

Indrit Cërloj, ish-drejtori i burgut është lënë në burg, ndërsa mjekja e institucionit Ylfete Sema është lënë në ‘arrest shtëpie’ në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit.

10:11
E rëndë në Shkodër, 16-vjeçarja humb jetën pas një arresti kardiak

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën, pas një gjendjeje emergjente shëndetësore.

09:55
Arratisja e Altin Ndocit, ‘arrest në burg’ për drejtorin e Burgut të Durrësit, mjekja lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas.

09:47
Iraku njofton tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga territori federal

Qeveria e Irakut njoftoi të dielën se forcat amerikane kanë përfunduar një tërheqje të plotë nga objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke përjashtuar Rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit, ku trupat amerikane vazhdojnë të qëndrojnë.

09:45
Kaos në klubin e Premier League/ Rrezikohet shkarkimi i trajnerit, në garë për stolin Pochettino dhe Xavi

Thomas Frank është në prag të shkarkimit nga posti i trajnerit të Tottenham, pasi drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij para ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund të martën.

09:40
16 vjet pa Panajot Panon/ Partizani kujton legjendën e tij dhe të Kombëtares shqiptare

Në 19 janar të 2010 futbolli shqiptar u trishtua për ndarjen nga jeta të një legjende të tij sic ishte Panajot Pano, simboli i Partizanit dhe një emrave më të shkëlqyer të kombëtares shqiptare.

09:36
“Danimarka nuk mund ta mbrojë Groenlandën”, Trump letër presidentit të Norvegjisë, vë në dyshim sovranitetin danez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë Groenlandën, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e sovranitetit danez mbi ishullin strategjik, mes një debati gjithnjë e më të ashpër për sigurinë në Arktik.

09:28
Aksident në Gjorm të Lezhës/ Drejtuesi i dehur përplas makinën ku udhëtonin tre të rinjtë, dërgohen te Trauma

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm të Lezhës.

09:22
Popullsia e Kinës bie për të katërtin vit radhazi, lindjet në nivel rekord të ulët

Popullsia e Kinës ka shënuar rënie për të katërtin vit radhazi në vitin 2025, ndërsa normat e lindjeve kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për t’i rritur ato.

09:17
Përplasja e dy trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues: Mendimet tona shkojnë për familjarët e viktimave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Adamuz të Spanjës, ku përplasja e dy trenave i mori jetën 39 personave.

09:16
U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemoragji cerebrale

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit Edmond Llabani, ka pësuar hemoragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT.

09:12
Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2, në jug më i shtrenjtë Dhërmiu, në veri Velipoja

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat.

09:05
Bota e kinemasë në zi, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare regjisori legjendar i Disney-t

Roger Allers, regjisori legjendar i animacionit dhe bashkë-drejtor i shenjës së Disney-t, The Lion King, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

08:54
“Dhuna nuk tolerohet në sportin tonë”/ Presidenti i FIFA-s akuza të rënda ekipit të Senegalit: E papranueshme ajo që ndodhi në fushë

Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dënuar me forcë sjelljen e disa “tifozëve” dhe lojtarëve të Senegalit, të cilët braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste për një penallti të diskutueshme, që më vonë u humb nga Brahim Diaz në minutën e 98-të.

08:47
Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Gjatë dy fazave, Operacionalja 78 dhe Operacionalja 79, janë kapur dhe vënë në pranga, me […]

08:45
“Kampionati shqiptar është më i korruptuari në botë”/ Ish-trajneri italian i Kukësit nuk fshihet: VAR-i u shkëput për 15 minuta dhe…

Diego Longo, ish-trajneri italian i Kukësit, Flamurtarit dhe Teutës, ka pasur një eksperiencë të paharrueshme dhe shumë të vështirë në Shqipëri.

08:45
Përse të gjithë ne fillojmë të stërvitemi në dimër? Ja çfarë thonë ekspertët

Gjatë dimrit shumë njerëz e humbin besimin te stërvitja vetëm sepse nuk djersiten si në verë. Ushtrojnë, lodhen, ndjekin programin, por peshqiri mbetet pothuajse i thatë.

08:28
SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës, europianët paralajmërojnë Trumpin

Sipas arsyetimit amerikan Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, sepse evropianët duken të dobët.

08:22
Finalja e Kupës së Kombeve, MARCA: Këto ishin 22 minutat e turpit më të madh në historinë e futbollit modern

Nga Juan Castro*

08:06
Kërcënimet e Trump për Groenlandën, BE kërkon të marrë hak ndaj SHBA-së me 93 miliardë euro tarifa

Bashkimi Evropian po diskuton një kundërpërgjigje të ashpër ndaj deklaratave dhe kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Groenlandën.

07:51
Përfundojnë pushimet e dimrit, Kuvendi mblidhet këtë të hënë për herë të parë për 2026-ën/ Çfarë parashikon axhenda

Pas pushimeve të dimrit, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë kthehen në punë në një atmosferë të ngarkuar politike.

07:39
Vazhdon përpjekja për shkatërrimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, dy persona humbin jetën pas sulmeve të fundit ruse

Forcat ruse vazhduan bombardimet e ashpra ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, duke shkaktuar të paktën dy viktima gjatë natës të dielën, sipas autoriteteve ukrainase.

07:27
Masakër në Iran/ Raportohet për më shumë se 16 mijë të vrarë nga protestat, vendi në errësirë totale

Raporte të reja ndërkombëtare hedhin dritë mbi përmasat e dhunës gjatë protestave masive në Iran, ku dyshohet se regjimi ka vrarë mbi 16.500 protestues.

07:13
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Andaluzi

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë që përshkon rajonin e Andaluzisë.

07:03
Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për këtë të hënë

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

E diel, 18 Janar 2026
23:17
Karriget përdoren si armë, pamjet tregojnë tifozët e Senegalit dhe rojet e policisë që përleshen, dhuna përhapet edhe në fushë

Forcat speciale u thirrën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës pas disa dhunës shqetësuese nga tifozët në fazat e fundit të kohës së rregullt.

22:58
Kërcënimet e Trump për Groenlandën, kryeministrja daneze: Europa nuk do të lejojë të shantazhohet

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.

22:56
Senegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

Senegali u kurorëzua kampion i Afrikës pasi mundi Marokun 1-0 në kohën shtesë në një finale dramatike të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) të dielën në Rabat të Marokut. Kjo është hera e dytë në historinë e tyre që Luanët e Terangas e fitojnë këtë trofe.

22:48
Trump këmbëngul për Groenlandën, presidenti i Këshillit Europian thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Qëndrimi i vendosur dhe i bashkuar i Bashkimit Evropian mbi tensionet e fundit mbi Groenlandën u nënvizua në një postim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas konsultimeve me shtetet anëtare.

22:44
Serie A/ Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug i jep fitoren, vjen goli i parë me kuqezinjtë

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të.

22:31
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Një vendim i diskutueshëm për penallti bëri që finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës të shndërrohej në kaos.

22:28
Tragjike në Itali, burri i merr jetën bashkëshortes dhe e varros pranë punës së tij, karabinierët gjejnë trupin pas 10 ditësh kërkime

Një krim brutal u zbulua në Itali, në rajonin Anguilar, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë ditësh e zhdukur.