Arteta pas fitores: Jam shumë i kënaqur për lojtarët, kjo është hera e dytë në histori që shkojmë në finale
Pavarësisht eliminimit në prag të finales, Diego Simeone shprehu krenarinë për rrugëtimin e skuadrës së tij, duke vlerësuar qëndresën e treguar ndaj një kundërshtari me fuqi më të madhe ekonomike si Arsenali.
Tekniku argjentinas theksoi se mungesa e konkretizimit në momentet vendimtare dhe disa vendime të diskutueshme arbitrare ndikuan në rezultatin e këtij dubli gjysmëfinal.
“Në momentet vendimtare të të dyja ndeshjeve nuk u treguam konkretë. Në ndeshjen e parë, gjatë pjesës së dytë, mund të kishim fituar, por nuk arritëm të shënonim. Edhe sot u paraqitëm mirë në fraksionin e dytë, por nuk ia dolëm ta kthenim rezultatin në favorin tonë. Sidoqoftë, ne luftuam kundër një skuadre që ka një fuqi ekonomike të ndryshme nga e jona. Ky është futbolli: dikush fiton, dikush humbet,” deklaroi trajneri i Atlético-s.
I pyetur për një penallti të mundshme të paakorduar, ai shtoi: “Falli i Calafiorit ndaj Griezmann? Tani nuk ka asnjë vlerë të flasim për këtë. Ishte një penallti e qartë që nuk na u dha, por në futboll ndodh që arbitrat ndonjëherë gabojnë kundër nesh e herë të tjera na favorizojnë. Këtë herë ishte kundër nesh. Ka mënyra dhe mënyra për të humbur. Tani ka zhgënjim, por nuk mund t’i lëshoj asnjë kritikë kësaj skuadre; nuk bënim dot më shumë se kaq. Arritëm deri në gjysmëfinale, diçka që mbase askush nuk e priste në fillim të sezonit. U përballëm me një ekip shumë të fortë si Arsenali dhe fatkeqësisht humbëm. Përgëzime atyre dhe Artetës, pasi kanë kohë që punojnë për të arritur këto rezultate.”
Top Channel