Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Mbrëmja e së mërkurës ka rezeruar sfidën mes Bayernit dhe Paris Saint Germain me njerëzit që kanë ende në sy spektaklin që dhuruan këto dy skuadra javën e kaluar.
Trajneri i parizienëve, Luis Enrique u shfaq në një konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje dhe për të përshkruar rivalitetin mes të dyja skuadrave iu referua një fraze të thënë nga legjenda e tenisit spanjoll dhe atij botëror, Rafael Nadal dhe deklaroi se nuk pret një ndeshje spektakolare edhe pse skuadra e tij ka një avantazh për ndeshjen e kthimit.
A pret një ndeshje të çmendur si e para?
‘Pak rëndësi ka ajo që pret. Besoj se do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë mes dy skuadrave më të mira në Evropë me dëshirën për të arritur në finalen e Ligës së Kampioneve që është një skene e apasionuar për të dy ekipet
Vuan apo argëtohesh më shumë në ndeshje të tilla?
‘Të argëtohesh është e vështirë për një trajner të një niveli të lartë. Ajo që kërkojm është t’i japim skuadrës sonë mentalitetin për gjërat që janë të rëndësishme. Të dy ekipet do të japin maksimumin.
A është PSG i përgatitur për të duruar goditje?
Ajo që mund të them është se është me e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Vitin e kaluar treguam kapacitetitn për të menaxhuar momentet e vështira. Nesër do të luajmë për të qenë më kompetitivë se kurrë sepse kemi nevojë për këtë. Kur shoh ndeshje të tilla kujtoj një frazë të Rafa Nadal që tha në një moment të karrierës se rivalitetit mes Federer dhe Djokovic ishte një motivim për të. Iu them lojtarëve të mi se ndjejmë admirim për Bayernin sepse luan shumë mirë futboll, por është një motivim për ne për të gjetur nivelin tonë më të lartë. Nesër do të shohim një ambient spektakolar’.
A të jep më shumë motivim zhvillimi i ndeshjes ku fitove Champions League?
‘Në radhë të parë, nuk kemi nevojë për më shumë motivim. Jemi 100% të motivuar. Të kthehesh në Mynih gjithnjë është një kënaqësi sepse mund të kujtojmë atë çfarë bëmë vitin e kaluar. Dhe do të shkoj pak më larg, vitin kur fitova Championsin me Barcelonën, në Mynih luajtëm gjysmëfinalen e dytë. Fituam, fituam edhe finalen. Motivon më shumë’
Ngarkesa emocionale pas ndeshjes së parë
‘Kur luan ndeshje të tilla, ndaj një kundërshtarit që padyshim është rivali më i vështirë me të cilin jemi përballur dhe rezultati është surprizues për të gjithëq botën…Gjëja e parë që them është se fituam ndeshjen. Kemi një avantazh të vogël. Nuk përfaqëson asgjë në futboll sepse në ndeshjen e parë kishte momente pët të dyja ekipet. Është e rëndësishme të kontrollosh emocionet. Është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Fakti që do të jenë 4000 tifozë të PSG është një motivim ekstra për ne’
A pretendon të ndryshosh diçka në krahasim me ndeshjen e parë?
‘Ajo që është e qartë është që gjithnjë kërkojmë të përmirësohemi. Po të krahasojmë rezultatet e Kompany dhe Luis Enriques, ka vetëm rezultat me shumë gola. Pjesa tjetër janë rezultate normale. Mund të ketë situata të ndryshme nesër. Skuadra qëështë pas në rezultat ka nevojë të ndryshojë ndeshjen dhe të kërkojë të fitojë. Si skuadrë duhet të kemi të njëjtin objektiv si në të gjitha ndeshjet e tjera në transfertë. E përsëris, ky është mentaliteti ynë, duam të fitojmë. Nesër nuk kemi nevojë të mbrojmë asnjë rezultat sepse do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen. Është një sfidë. Por jemi të kënaqur me rendimentin tonë në ndeshjet jashtë fushës sonë në këtë sezon’.
A do të fitojë PSG?
‘Gjithnjë them të njëjtën gjë. Do të tentojmë të fitojmë ndeshjen. E arrijmë apo jo, do të varet nga shumë rrethana gjatë sfidës. Nuk do të ketë asnjë lojtar apo tifoz që do të rreshtë së luajturi apo së kënduari. Vijmë në këtë moment sepse kemi bërë një punë shumë të mirë. Është momenti për të bërë diçka më shumë për të arritur në finale. Duhet t’i jemi besnik faktit qe jemi një ekip’
Menaxhimi i dobësive
‘Ajo që tregojnë të dyja skuadrat, është menaxhimi i momenteve të vështira. Ndeshja nisi me golin e Harry Kane dhe më pas shënuam. Pastaj ata barazuan dhe e gjithë bota ishte e shqetësuar pas rezultatit 5-4. Përse ky shqetësim? Treguam mentalitetin që kemi të dyja skuadrat. Duhen shfrytëzuar këto lloj ndeshjesh. Mund të përmirësojmë rendimentin tonë’.
Top Channel