Rama i përgjigjet “Reporterëve pa Kufij”: MIA ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit

05/05/2026 15:37

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me organizatën ‘Reporterë Pa Kufij’ lidhur me matjen e transparencës dhe lirinë e medias.

Në një reagim në X, pas raportit të fundit nga ‘Reporterë Pa Kufij’ që e rendisin Shqipërinë në vendin e 83, Rama shprehet se Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit.

“Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive? Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq”, shkruan Rama.

Top Channel