Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atletikon në shtëpi
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian.
Ai e cilëson raportin si një vlerësim për reformat e ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sakaq kreu i shtetit, thekson se Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj europianë për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE.
“Miratimi i Raportit për Shqipërinë të Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian është një vlerësim për reformat e ndërrmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shqiperia është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.“, shkruan Begaj.
Top Channel