Linja Tiranë-Toronto hap debat në Greqi, mediat fqinje: Aeroporti i Tiranës na e ka kaluar, Selaniku ka mbetur mbrapa 200 persona humbën jetën nga aksidentet rrugore të shënuara në vend gjatë vitit 2025.
Nisur nga ky bilanc tragjik, por edhe nga ngjarje të rënda si tragjedia e Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, herë pas here ka pasur iniciativa nga përfaqësues politik për të ashpërsuar kodin rrugor, nga rritja e gjobave dhe e marzhit të dënimit, deri te mekanizmat për humbjen e lejes së drejtimit nëse shkel rregullat, por kjo nuk ka prodhuar ulje të viktimave.
Nisma më e fundit nga grupi parlamentar është cilësimi i aksidenteve me vdekje si vrasje, nismë kjo që mbështetet nga ekspertët. “Rastet e aksidenteve me vdekje, kur drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur, duhet të cilësohen vrasje, sic është modeli italian prej 14 vjetësh. T’i japësh makinës i dehur është sikur ke një mjet për të shkaktuar vrasje”, shprehet Fatmir Hasho, ekspert rrugor.
Nisur nga rasti i Durrësit, ku drejtuesi i mjetit, megjithëse në të shkuarën ishte ndëshkuar për shkelje të rënda dhe kishte humbur patentën, sërisht kishte mundur ta rimerrte, duke u shndërruar në një rrezik potencial për komunitetin, sic edhe ndodhi, ekspertët çmojnë që kriteret për rifitimin e lejes së drejtimit të ashpërsohen.
Më tej ai shprehet: “Nuk duhet rimarrë lehtë leja e drejtimit. Nëse e humbet, duhen vënë kritere si në modelin gjerman, që duhet ta marrë vetëm pasi kalon testet psikologjike”.
Përveç ndryshimeve që duhet të ndodhin në kodin penal dhe rrugor për parandalimin e aksidenteve të rënda, e nevojshme po ashtu është edhe rishikimi i mënyrës së zbatimit të ligjeve ekzistuese, të cilat në letër janë njësoj si në shumë vende europiane.
Top Channel