Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë. Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me 24 vite burg në total.