200 persona humbën jetën nga aksidentet rrugore të shënuara në vend gjatë vitit 2025. Nisur nga ky bilanc tragjik, por edhe nga ngjarje të rënda si tragjedia e Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, herë pas here ka pasur iniciativa nga përfaqësues politik për të ashpërsuar kodin rrugor, nga rritja e gjobave dhe e marzhit të dënimit, deri te mekanizmat për humbjen e lejes së drejtimit nëse shkel rregullat, por kjo nuk ka prodhuar ulje të viktimave.