Barcelona kërkon me ngulm një sulmues në sesionin e merkatos së kësaj vere. Duke parë situatën me Robert Lewandowskin që mund të largohet(polakun e kërkojnë Milani dhe Juventusi), një prej emrave që pëlqehet më shumë nga drejtuesit blaugrana është ai i Julian Alvarez.

Por argjentinasi është një objektiv i vështirë për t’u arritur dhe kështu katalanasit po studiojnë alternativa të tjera.

Përveç Dusan Vlahovic, te Barcelona pëlqejnë shumë edhe Gonçalo Ramos, aktualisht pjesë e Paris Saint Germain. Portugezi është shumë pranë largimit nga kampionët në fuqi të Francës dhe Evropës dhe ai pëlqehet shumë nga Milani. Kuqezinjtë e vunë në shënjestër futbollistin edhe për shkak të kostos jo shumë të lartë të kartonit të tij, me Gonçalo Ramos, që vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Edhe paga e tij prej 3 milionë eurosh konsiderohet e përballueshme, por interesi i Barcelonës mund t’i komplikojë jo pak planet e Drejtorit Sportiv të Milanit, Igli Tare që për më tepër duhet të përballet edhe me konkurrencën e Chelsea që është gati të largojë Delap

 

 

Top Channel