Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Mbrojtësi legjendar italian, Alessandro Costacurta gjatë një bashkëbisedimi në podcastin ‘Spazio Penombre’ zbuloi një prapaskenë e cila nuk ishte bërë e ditur kurrë më parë dhe shumë pikante që ka lidhje me çerekfinalet e Botërorit 1998 mes Italisë dhe Francës.
Ish mbrojtësi i Milanit pranoi se ndjente një antipati të thellë për portierin francez Fabien Barthez dhe motivi nuk kishte të bënte aspak me lojën e futbollit.
‘Nuk e duroja dot, isha shumë i zemëruar me të. Dy vjet para në Cab d’Antibes, më ‘vodhi’ një vajzë shumë të bukur’-tregon Costacurta.
Përveç dëshirës për të mbajtur premtimin që i kishte dhënë të atit që nuk donte të merrte përgjegjësi në gjuajtjet e penalltive, Costacurta e përdori këtë mëri personale si benzinë për të kaluar tensionin e ecjes drejt pikës së bardhë.
‘Ajo ecje që është…sidomos kur je në çerekfinale të Botërorit ’98, luan kundër Francës dhe të shohin të miliona persona…që ti largohesh nga mesi i fushës dhe nis dhe ecën, janë 40 m për të shkuar te pika e penalltisë, ku praktikisht janë 50 milionë italianë që thonë: ‘po Costacurta ku dreqin po shkon, mos vallë do të gjuajë ai?’. Por unë doja të provoja këtë emocion, doja të provoja se çfarë do të thoshte ajo ecje atje-vijon Costacurta.
Rezultati? Costacurta u tregua i saktë duke shënuar në portën e mbrojtur nga rivali i tij në dashuri. Një kënaqësi e vogël personale kjo, në një mbrëmje që mbeti e hidhur për Të Kaltrit; pavarësisht se ai shënoi, Italia u eliminua me penallti për shkak të gabimeve të Albertinit dhe Di Biagios duke ia lënë të hapur rrugën Barthez dhe Francës drejt titullit botëror që e fitoi në finalen me Brazilin.
Top Channel