Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Tashmë sezoni 2025/26 është në orët e fundit të tij në Kategorinë e Parë.
Teksa është mësuar skuadra kampione e kësaj kategorie dhe skuadrat që do të luajnë në Kategorinë Superiore, si dhe skuadrat e rëna direkt në Kategorinë e dytë, mbetet për të mësuar emrat e skuadrave të tjera që do të jenë pjesë e këtij kampionati, skuadra që do të dalin nga ndeshjet e fazës playout.
Tashmë çiftet e kësaj faze janë përcaktuar dhe tani mësohet kalendari dhe vendet ku do të luhen këto ndeshje. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur gjithçka përmes një komunikate për shtyp.
Kështu sfida mes Kukësit dhe Bylis B do të luhet në stadiumin e Vorës, ndërsa përballja Luftëtari-Sopoti do të zhvillohet në Vlorë në stadiumin ‘Flamurtari’. Të dyja këto ndeshje do të luhen të shtunën në 9 maj në orën 16:00. Skuadrat fituese do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërsa humbëset në Kategorinë e Dytë.
Top Channel