Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Cristian Chivu është e ardhmja e Interit. Këtë e do vetë trajneri, futbollistët të cilët kanë krijuar një raport të shkëlqyer me të që e lehtësoi garën për titullin e 21, por edhe drejtuesit që javë pas jave e kanë duartrokitur për punën e bërë në këtë sezon të tij të parë të plotë në Serie A.
Ai që e tha qartë këtë ishte presidenti Beppe Marotta pas fitores ndaj Parmës. ‘Ky është titulli i Christian Chivut dhe skuadrës. Zgjodhëm Chivun me kurajo, kishte një kurrikulum si futbollist fitues dhe trajner fitues te skuadra Primavera. Aftësi që na bënë të vendosim për të, mund të qëndrojë te Interi për shumë vjet-ishin fjalët e Marottës.
Pra, kontrata 2 vjeçare e nënshkruar në 2025 është gati të rinovohet. Marotta nuk dëshiron që të nisë sezonin e ri me një trajner me kontratë që shkon drejt skadencës dhe do të nisë përpara kohe praktikat për të zgjatur akordin deri në 2028 me një pagë të rritur nga 2.5 në 3.5 milionë euro në sezon
Pra Chivu është ende në qendër të projektit. Interi i së ardhmes do të përcaktohet nga trajneri duke nisur që nga sesioni i merkatos së kësaj vere kur do të bëhet hapi i parë për modifikimin e skuadrës.
Nëse kapitulli Nico Paz për momentin përkufizohet si ëndërr dhe shumë do të varet nga vendimet e Realit të Madridit pasi ai të jetë kthyer në Spanjë, Interi ka dy objektiva që janë miratuar nga Chivu; Manu Konè dhe Marco Palestra.
Mesfushori i Romës ka qenë në shënjestrën e Interit edhe përpara një viti dhe tani do ta kërkojë sërish për një mesfushë më fizike, ndërsa futbollsti i Cagliarit do të ishte një goditje e vërtetë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen, por gjithçka do të varet nga largimet dhe buxheti i destinuar për merkaton. Më afër është Tarek Muharemovic, mbrojtësi boshnjak që është i destinuar të largohet nga Sassuolo.
Top Channel