Arsenali është finalisti i parë i Champions-it këtë sezon, kjo pas fitores 1-0 kundër Atletico Madrid në “Emirates”.

Sfida e luajtur në Londër ishte e mbyllur, me të dyja skuadrat që tentuan të mbroheshin. Gjithsesi, goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bukayo Saka në minutën e 44’, i cili u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje të Trossard që u ndal nga Oblak.

Spanjollët tentuan me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë, por mbrojtja e “Topçinjve” ishte e pathyeshme.

Kështu, Arsenali bëhet finalisti i parë i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, teksa në 30 qershor do të presë në Budapest fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayernit dhe PSG.

Rezultati:

Arsenal 1-0 Atletico Madrid

Trossard 44′

Ngjarjet Kryesore:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 1-0 të Arsenalit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

80′ Llorente godet brenda zonës, por Raya e kontrollon topin pa probleme.

66′ Gyokeres godet nga brenda zonës, por topi del jashtë kuadratit.

51′ Simeone kalon bukur Raya, por në fund nuk godet siç duhet pasi ndalohet nga Gabriel.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Goool Arsenal 1-0/ Trossard godet brenda zonës dhe topi ndalet nga Oblak, me Sakan që e gjen veten në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë drejt rrjetës. (Video)

19′ Gabriel provon me një gjuajtje nga jashtë zone, me topin që përfundon jashtë.

8′ Alvarez gjen një top në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

1’ Nis sfida në “Emirates”!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel