Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Antoine Griezmann bën gati valixhet për të lënë përfundimisht futbollin europian, duke zyrtarizuar kalimin e tij te Orlando City në MLS.
Por largimi i tij nga Atlético Madrid mbart me vete një nga paradokset më të veçanta të futbollit modern. Ai e mbyll aventurën me “Colchoneros” pa fituar asnjëherë Champions League, La Liga apo Copa del Rey me këtë fanellë.
Ironia më e madhe e fatit dhe një nga “pengjet” e karrierës së tij lidhet me periudhën kur ai u largua nga kryeqyteti spanjoll. Kur sulmuesi francez vendosi të transferohej te Barcelona mes viteve 2019-2022 në kërkim të lavdisë dhe titujve, ishte pikërisht ish-skuadra e tij, Atlético, që fitoi titullin kampion të La Ligas në vitin 2021, një sukses që ata e arritën pa të.
Një sirtar i mbushur, pavarësisht mungesave në Madrid
Megjithatë, do të ishte e padrejtë të mendohej se “Princi i Vogël” po largohet duarbosh. Përkundrazi, ai ka një palmares që shumë sportistë do ta kishin zili, thjesht trofetë erdhën në rrethana apo me fanella të tjera:
Me Kombëtaren e Francës: Ai fitoi trofeun më të madh në botë, Kupën e Botës (2018), dhe më vonë shtoi edhe UEFA Nations League (2021).
Me Atlético Madrid: Megjithëse i munguan tre trofetë kryesorë të Spanjës dhe Europës, ai udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Europa League (2018), fitoi Superkupën e Europës (2018) si dhe Superkupën e Spanjës (2014).
Me Barcelonën: Gjatë kohës së tij në Camp Nou, ai arriti të fitojë një Copa del Rey (2021), trofeun që aq shumë i mungoi në Madrid.
Griezmann largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Atlético Madrid. Ai lë pas një trashëgimi si një legjendë e padiskutueshme e klubit, një luftëtar i palodhur për skemat e Diego Simeones, por gjithmonë me hijen e atyre tre trofeve që, për një arsye apo një tjetër, mbetën thjesht një mirazh me fanellën bardhekuqe.
Top Channel