Trashëgimia në UNESCO/ Memorandumi për dollinë, qeleshen, festivalin e Gjirokastrës dhe ritet arbëreshe

05/05/2026 19:57

Një memorandum Mirëkuptimi u firmos sot mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sportit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, në kuadër të paketës së dytë të nominimeve të trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO.

Në këtë paketë janë përzgjedhur Dollia, qeleshja, Festivali i Gjirokastrës dhe ritet e pranverës së arbëreshëve.

“Riti i Dollisë përfaqëson një praktikë të lidhur ngushtë me mikpritjen dhe kodin social. Dijebërja e qeleshes është një zanat tradicional që ruan teknika të trashëguara ndër breza. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e folklorit. Ndërsa “Moti i Madh” përfaqëson një lidhje të rëndësishme kulturore ndërkufitare me komunitetet arbëreshe”, tha Blendi Gonxhe-ministër i Turizmit, Kulturës e Sportit.

Dollia, qeleshja, Festivali i Gjirokastrës dhe ritet e pranverës kanë qenë vazhdimisht objekt të nismave për përfshirje në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO dhe përfshirja e tyre në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara do të garantonte ruajtjen, por edhe promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë sonë.

Top Channel