Berisha rikthehet, Manaj në krye të sulmit, Maran ka vendosur, kjo është Shqipëria që kërkon fitoren!
Partizani prej kohësh është përpjekur që herë pas here të integrojë lojtarë të akademisë në ekipin e parë dhe së fundmi ka njoftuar firmën me Fabio Hysenin. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Hyseni ka treguar nivel të lartë me moshat dhe ka fituar kontratën e tij të parë si profesionist.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar, kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë.
16-vjeçari Hyseni, një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Agim Ibraimi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, shkruan klubi i kuq.
Top Channel