Formula 1 duket se po mendon për një kthim në origjinë. Pas një vlerësimi të Mercedes, brenda ambienteve të FIA po zhvillohen diskutime për të risjellë në kampionat motorët V8 për njëvendëshet.

Nuk është një spekulim, presidenti i FIA, Ben Sulayem gjatë Çmimit të Madh të Miamit, pranoi se ka plane për të ndërtuar njësi fuqie me 8 cilindra më të lehta dhe ekonomike dhe me pak elektrifikim

Ideja është që të zëvendësohen njësitë aktuale të fuqisë që po përfliten kaq shumë brenda vitit 2031. Sulayem tha për Reuters se shumë skuderi janë në favor të kësaj ideje duke shtuar se sidoqoftë kjo do të ndodhë brenda 2031. Një konfirmim që vjen në mënyrë të papritur duke marrë në konsideratë faktin që konstruktorës sapo kanë mbyllur përditësimet dhe disa prej tyre(si Audi) kanë ardhur në Formula 1 pikërisht për motorët e rinj V6 hibridë.

Rikthimi i mundshëm te motorët V8 ka shijen e së kaluarës. ‘E duam V8, nga këndvështrimi ynë është një motor i vërtetë Mercedes-tha Toto Ëolff për ‘The Race’. Por menaxheri i skuderisë gjermane sugjeron që të vijohet me një formulë hibride. ‘Nëse kalojmë në motorë krejtësisht termikë do të dukemi pak qesharakë-shtoi Ëolff, propozimi i të cilit është për një mega motor me mbi 1200 kuaj fuqi të kombinuara.

Top Channel