Prefekti i Tiranës takim me familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës: Sakrifica e tyre, motiv për të forcuar drejtësinë në vendit tonë

05/05/2026 16:59

Prefekti i Qarku të Tiranës, Shkëlqim Hajdari mbajti sot një takim me familjarët e efektivëve të policisë, të rënë në krye të detyrës.

Gjatë fjalimit të tij ai shprehu se sakrificat dhe trimëria e tyre gjatë detyrës i kanë shërbyer atdheut më shumë se çdokush tjetër. Së fundmi ai shprehu se dera e prefektit të qarkut të Tiranës do jetë gjithmonë e hapur për familjet e tyre.

“Me punën e tyre, sakrificat dhe trimërinë e tyre, i kanë shërbyer atdheut më shumë se çdokush tjetër pas vitit 1990. Një pjesë të madhe të punonjësve të policisë që kanë rënë në krye detyrës, unë i kam njohur, i kam patur kolegë, i kam pas vartës. Ne kemi rreth 300 punonjës policie të rënë në krye të detyrës. E gjithë historia e secilit prej tyre është histori lavdie.

Si ka rënë njëri nuk ka rënë tjetri, por e përbashkëta e të gjithëve është se nuk e kanë shitur kurrë uniformën e policisë, kanë punuar me dinjitet, nuk kanë bërë kurrë kompromis me krimin, nuk i kanë shitur kurrë kolegët e tyre gjatë operacioneve. Gjaku i tyre, sakrifica dhe familjeve tyre që e kanë përballuar me dinjitet, e obligon shtetin shqiptar që të kthejë kokën herë pas here dhe të shikojë se çfarë bëhet me pasardhësit e tyre. A ka arritur familja e tyre te rikuperohet nga ana psikologjike, arsimore apo ekonomike.

Më shumë duhet të bëjmë dhe gjaku i tyre, jeta e tyre e dhënë në krye të detyrës, duhet të motivojë të gjitha policinë dhe organet ligjzbatuese që të mos e ndotin e uniformen e policisë, pelerinën e gjyqtarit apo prokurorit. Sa të jem në këtë detyrë zyra ime do të jetë e hapur për secilin nga ju”, tha Shkqlqim Hajdari, prefekti i qarkut të Tiranës.

Top Channel