Fotot e sikletshme të bëra virale të Giorgia Melonit, reagon kryeministrja italiane: Të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale nga kundërshtarët

05/05/2026 18:41

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas shpërndarjes së disa fotografive në rrjetet sociale, të cilat ajo i cilëson të manipuluara dhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale.

Meloni deklaroi se këto imazhe po përdoren nga kundërshtarët politikë për të bërë sulme ndaj saj, duke i përshkruar si të pavërteta.

“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë opozitar i kujdesshëm.

Duhet të pranoj se ai që i ka krijuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, më ka përmirësuar ndjeshëm. Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, tani përdoret me të vërtetë çdo gjë.

Problemi, megjithatë, shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerët jo.

Për këtë arsye, një rregull duhet të vlejë gjithmonë: të verifikosh para se të besosh, dhe të besosh para se të ndash. Sepse sot më ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo”, shkruan Meloni.

Top Channel