Arsenali tani është +5 përpara Cityt dhe Pep Guardiola nuk ka iluzione për kampionatin.

Manchester City humbi dy pikë të vlefshme në “Hill Dickinson Stadium” kundër Evertonit, në ndeshjen e fundit të raundit të 35-të të Premier League, pasi nuk arriti të mposhtë “Candy”-n, por vetëm barazuan 3-3. Një rezultat që mund t’i kushtojë titullin, në betejën që po zhvillon me Arsenalin.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti të shmangë humbjen vetëm në kohën shtesë. City tani qëndron në -5 nga “Topçinjtë”, duke pasur një ndeshje më pak, por jo më duke e kontrolluar situatën në kërkim të titullit të këtij viti.

Trajneri katalanas ishte i qartë: “Titulli tani është në duart e Arsenalit. Sigurisht, një pikë është më mirë sesa asnjë pikë, por do të kishte qenë më mirë ta kishim fituar ndeshjen. Ndodhën shumë gjëra, vështirësia e kundërshtarit, mënyra tepër agresive e lojës, shumë gjëra… Titulli ishte në duart tona dhe në duart e Arsenalit para ndeshjes, por tani nuk është në duart tona. Kemi Brentfordin të shtunën, vazhdojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Top Channel