Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Nëse ndeshja e parë nuk mjaftoi për dikë, të mërkurën, Bayerni i Mynihut do të ketë edhe 2 elementë të tjerë të rëndësishëm për një betejë që premton të jetë historike.
Në stërvitjen e kësaj të marte, skuadrës iu bashkuan edhe Raphael Guerreiro dhe Lennart Karl që i kryen pa probleme të gjitha ushtrimet dhe duket se janë gati për ndeshjen ndaj Paris Saint Germain
Perla austriake u dëmtua pikërisht përpara ndeshjes së kthimit me Realin e Madridit në çerekfinale në këmbën e djathtë. Edhe pse Vincent Kompany nuk ka konfirmuar asgjë, duket se belgu do të besojë tek djaloshi Karl për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale, por ai me shumë mundësi nuk do të ketë më shumë se 30 minuta aktivizim
Përsa i përket Guerreiros që edhe ai e humbi ndeshjen e parë në Paris, e kreu të gjithë stërvitjen. Portugezi, që sipas të përditshmes Marca do të largohet nga Bayerni në find të sezonit, do të mund të luajë ndaj parizienëve pasi është rikuperuar nga dëmtimi muskulor të pësuar në ndeshjen ndaj Mainz.
Top Channel