Formula 1, kthim në origjinë? Mercedes e FIA duan të risjellin motorët V8
Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë finale ndaj Partizanit me rezultatin 76-55, duke mbyllur serinë finale 3-0.
Skuadra vlonjate siguron kështu titullin e 27-të në histori, të dytin radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky sezon ishte i veçantë për Flamurtarin, pasi e mbylli pa asnjë humbje, vetëm me fitore.
Pas dy fitoreve të para, Flamurtari dominoi edhe në ndeshjen e tretë finale të zhvilluar në Vlorë. Ekipi krijoi një avantazh prej 8 pikësh që në periodën e parë (14-6) dhe vijoi me të njëjtin ritëm edhe në të dytën, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 39-29. Pas pushimit, Flamurtari luajti sërish më mirë, duke e thelluar diferencën dhe duke mbyllur periodën e tretë 57-38. Në 10 minutat e fundit, loja mbeti nën kontrollin e tyre, ndërsa trajnerja aktivizoi edhe lojtaret e reja, për ta mbyllur takimin 76-55.
Në fund nisi festa në Pallatin e Sportit në Vlorë, me emocione të shumta nga skuadra dhe tifozët.
Më pas, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i dorëzoi kupën kapitenes Muçenji, ndërsa MVP e finales u shpall Gedeon e Flamurtarit.
Trajnerja Elona Hasanaj dhe kapitenia Muçenji e cilësuan këtë titull si një arritje fantastike,
Sinkron
Nderkohe presidenti i FSHB Avni Ponari përgëzoi ekipin fitues dhe e vlerësoi sezonin si shumë pozitiv për basketbollin shqiptar.
Sinkron
Flamurtari shpallet kështu kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, duke fituar këtë sezon edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Top Channel