Protesta e 8 majit, Gjekmarkaj takim në Mirditë: Të gjithë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër shpopullimit dhe braktisjes së vendit

05/05/2026 18:54

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Mirditë këtë të martë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përgatitjet për protestën e 8 majit vijojnë, duke ftuar mirditorët dhe të gjithë qytetarët të bashkohen.

“Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit.

Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë.

Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të reja, përfaqësim dinjitoz dhe një organizim më të fortë në çdo cep të territorit”, shkruan Gjekmarkaj.

Top Channel