Nuk ka fitues mes Dinamos dhe Vorës, “nëndetësja” siguron matemakisht Europën
06/05/2026 17:57
Dinamo dhe Vora kanë barazuar në sfidën e javës së 35-të të Superiores me rezultatin 2-2.
Takimi i zhvilluar në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 10’ me anë të Nezirit dhe 9 minuta më vonë, Bregu dyfishoi shifrat.
Ekipi i Bellait u zgjua në pjesën e dytë, me Kasallën që rihapi sfidën në minutën e 63’, ndërsa të 75’, Shehi riktheu baraspeshën.
Me këtë pikë, Dinamo siguron matematikisht Europën, kjo falë edhe të fitores së Egnatias ndaj partizanit, ndërsa Vora e luan shansin e fundit për mbijetesë në ndeshjen e fundit kundër Bylisit.
REZULTATI
Dinamo-Vora 2-2
Neziri 10’, Bregu 19’/ Kasalla (pen.) 63’, Shehi 75’
Top Channel