E martë, 08 Mars 2022
14:36
Ukraina akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit ditën e sotme, teksa bombardoi korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në qytetin e Mariupolit.

14:27
Lihet në burg hajduti i varreve në Durrës

Dhunuesi hajdut i varreve në Durrës dhe rrethinat e qytetit është lënë sot në burg nga gjykata.

14:22
“Jam në rrugën Bankova”/ Zelensky nxjerr pamjen nga apartamenti: Nuk fshihem, s’kam frikë

“Jam këtu, jam në Kiev në rrugën Bankova. Nuk po fshihem, nuk kam frikë nga asnjeri. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa do të duhet që të fitojmë luftën tonë patriotike”, me një video që tregon saktësisht vendndodhjen e tij, të xhiruar nga ai vete, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi hapur rusët, duke i treguar se nuk druhet prej tyre.

14:17
Përmbytje “apokaliptike” në Australi/ 20 humbje jete, nënë e bir vdesin bashkë

Përmbytjet masive në bregun lindor të Australisë kanë marrë 20 jetë njerëzish në këtë rajon, ndërsa lajme të trishta mbërrijnë nga Sidnej, ku trupat e pajetë të një nënë dhe djalit të saj u gjetën mes baltës teksa makinën e kishte braktisur në një kanal.

14:14
Ministri ukrainas apel kompanive ndërkombëtare: Pezulloni operacionet në Rusi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka bërë apel kompanive ndërkombëtare që të ngrijnë ose të braktisin operacionet e tyre në Rusi.

14:08
“Do ketë luftë botërore”/ Zelensky: Pas nesh, radha juaj

Kur të mbarojë punë me Ukrainën, Rusia do të vijë pas jush”, paralajmëroi Zelensky vendet perëndimore, teksa këmbënguli se sulmi mbi lirinë e Ukrainës do të prekë dhe pjesën tjetër të botës.

14:03
Putin “dhuratë” 8 marsi: Nuk do dërgojmë në front rekrutë e rezervistë

Në një video të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Vladimir Putin theksoi se rekrutët dhe rezervistët nuk po thirren për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

14:00
Pas Gjekmarkajt, edhe Flutura Açka jep dorëheqjen nga PD: Me ose pa Bashën e Berishën, partia është sot në ditën më të zezë

Pas Agron Gjekmarkajt, edhe dputetja e PD-së, Flutura Açka vendosi të dorëhiqet nga postet në PD, si anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit.

13:57
DASH: Ballkani Perëndimor, “krahu ynë”, urgjent integrimi pas luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi europrian i Ballkanit Perëndimor.

13:51
Lufta Ukrainë-Rusi/ Presidenti i Kinës bën thirrje për bisedime paqeje

Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale” nga të dyja palët.

13:46
Më në fund një lajm i mirë! Përparimi rus në Ukrainë po ngadalësohet

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se përparimi i forcave ruse në Ukrainë është ngadalësuar ndjeshëm dhe forcat ukrainase po kundërsulmojnë në disa zona.

13:45
Trenat nuk lëvizin më se s’kanë karburant? Reagon Hekurudha Shqiptare

Një informacion në rrjetet sociale se hekurudha shqiptare ka ndërprerë shërbimin e transportit për shkak të mungesës së karburantit ka rezultuar i rremë.

13:44
Foto-Lajm/ 8 marsi, “Këpucët e kuqe” edhe në Durrës

Instalacioni “Këpucët e kuqe” ka zbarkuar edhe në qytetin e Durrësit.

13:36
Rusia kërcënon Europën me “armën e vet të fshehtë”! E para e pëson Gjermania

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse.

13:31
OKB: 406 njerëz të vrarë në Ukrainë deri tani

OKB njofton se deri më tani janë rregjistruar 1207 viktima civile në Ukrainë nga pushtimi rus i nisur në 24 shkurt.

13:26
Inflacioni në shkurt arriti në rekordin e dekadës prej 3.9%/ Ushqimet janë shtrenjtuar me 6.9%

Inflacioni u rrit përsëri në muajin shkurt dhe arriti nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë.

13:19
“Më kishin lekë borxh!”/ Burg për vrasësin e dy grave në Korçë

Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër u la në burg këtë të martë nga gjykata e Korçës.

13:10
Salianji: Basha, barrë e rëndë për opozitën

Edhe deputeti Ervin Salianji është vendosur në radhën e demokratëve që janë pro largimit të Lulzim Bashës nga karrigia e kreut të PD-së.

13:07
Rudina Hajdari: Me Bashën e Berishën nga PD do mbetet veç disa faqe në historinë e Shqipërisë

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas disfatës së PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke u shprehur se me Lulzim Bashën e Sali Berishën PD do shkojë drejt shuarjes.

13:03
Lufta në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar paralajmëron Poloninë, ja pse

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Poloninë se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë mund ta vendosë atë në “vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit” nga Rusia.

12:51
Terrenet e reja sportive/ Veliaj: Në Tiranë e fituam betejën për të pasur një Federatë transparente të futbollit”

Pas fitores në gjykatë të betejës me FSHF për Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur inspektimet për terrenet e reja sportive në kryeqytet.

12:47
Reshje të dendura dëbore në Korçë/ Temperatura deri në -4 gradë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës këtë të martë, duke krijuar trashësi nga 5 deri 12 cm.

12:43
Gjiganti i naftës Shell: Do të ndaloj të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse

Një ndër kompanitë më të mëdha të naftës Shell, ka deklaruar se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse dhe do të mbyllë stacionet e saj të shërbimit, karburantet e aviacionit dhe operacionet e lubrifikantëve në Rusi.

12:38
“Favorizoi grupin kriminal Habilaj”/ Zbardhet vendimi i arsyetuar për ish-ministrin Saimir Tahiri

Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit, i cili u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

12:26
Autoritete ukrainase: Bombardohet rruga e evakuimit të Mariupolit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko  ka njoftuar se forcat ruse po sulmojnë korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia.

12:21
“Bukë dhe trëndafila”/ 8 Marsi në Shqipëri, pamje nga protesta e studentëve në Tiranë

Studentet e fakultetit të Shkencave Sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit.

12:16
Burger King sjell burgerin me bazë bimore, por me shije mishi!

Pikërisht kur dukej se bota po humbet fillin dhe gjithçka nuk është ashtu siç duhet të jetë, marka ikonike Amerikane sjell në Shqipëri një nga burgerat e saj më të famshëm me bazë bimore, por me shije mishi.

12:11
OKB: Furnizimet jetike mjekësore po mbarojnë në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sulmet ndaj spitaleve, ambulancave dhe objekteve të tjera të kujdesit shëndetësor ukrainas janë rritur “me shpejtësi”.

11:56
“Edhe Big Brother Fan Club” e kanë prezantuar dy persona, Dojna Mema njofton pritjen e ëmbël

Moderatorja Dojna Mema, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar ndjekësit se është në një pritje të ëmbël.

11:51
Komisioni Evropian sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse.

11:30
Si i shpëtoi atentatit për herë të dytë biznesmeni në Lezhë, plumbi i kapi kapelën

Kapelja që mbante veshur e ka shpëtuar biznesmenin Aleksandër Deda nga atentati që iu bë një ditë më parë në Lezhë.

11:23
Gentian Medja emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë, institucioni plotësohet me 11 nga 19 anëtarë

Gentian Medja është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

11:23
Organizata HRW: Rusia ka shkelur detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

Organizata Human Rights Watch (HRW), me bazë në SHBA tha se me sulmin  e të dielës në Irpin, Rusia ka shkeluar ligjin ndërkombëtar humanitar  gjatë bombardimeve të qytetit.

11:20
Dënuar për përdhunim në Itali, policia shqiptare arreston 40-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar për përdhunim në Itali.

11:02
Kreu i rajonit në Kiev: Evakuimi i Irpin është në proces

Kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka.

10:58
Humbi kontrollin e mjetit bujqësor, ndërron jetë një shtetas dhe plagoset një tjetër në Mallakastër

Një shtetas ka humbur jetën këtë të martë në Mallakastrë pasi humb i kontrollin e mjetit bujqësor që drejtonte.

10:49
Lufta në Ukrainë mund të rrisë urinë në botë

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi se konflikti në Ukrainë mund t’i rrisë çmimet globale të ushqimit dhe të ketë ndikim katastrofik për më të varfrit në botë.

10:45
8 Marsi në Shqipëri/ Protestë dhe mesazhe kundër dhunës e vrasjes së grave

Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

10:42
Rusia kërcënon se do të ndalojë furnizimet me gaz të Evropës

Moska ka kërcënuar se do të mbyllë furnizimin me gaz në Gjermani pasi SHBA i kërkoi aleatëve të saj evropianë të konsiderojnë ndalimin e importeve ruse të naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës .

10:18
Reshje të dendura bore në zonat malore të vendit, akset ku kalohet me zinxhir

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe këtë të martë në mëngjes në zonat malore të vendit.

10:13
A do pengojë situata në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen

Rritja e pagës minimale nuk do të ndikohet nga situata e vështirë që po përjeton vendi dhe gjithë bota, si pasojë e luftës në Ukrainë.

10:03
Refugjatët nga Ukraina,  141,500 njerëz kaluan kufirin polak brenda 24 orëve

Agjensia e Gardës Kufitare polake, ka njoftuar se 1.2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

10:00
Rama: Maqedonia e Veriut dhe Kosova rritën çmimin e energjisë në faturën e familjarëve, ne jo

Kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë në një takim me gazetarët se Shqipëria nuk zgjodhi të rriste koston e energjisë tek familjarët, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut po.

09:45
Rama: Komitet Special për menaxhimin e pasojave të luftës në Ukrainë

Kreu i qeverisë, Edi Rama këtë të hënë njoftoi ngritjen e një Komiteti Special për të menaxhuar pasojat e luftës në Ukrainë në vend tonë dhe impaktin që do ketë në ekonominë shqiptare.

09:32
Rusia premton sërish, hap korridore të reja humanitare

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se janë haput korridoret humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve në Ukrainë.

09:32
Manteli i bardhë i borës mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë

Llogoraja është zbardhur nga bora këtë të martë, pasi reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

09:25
Banka Botërore miraton mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ka njoftuar se ka ofruar një fond prej 723 milionë dollarësh në ndihmë të Ukrainës.

09:21
Efekti i luftës në Ukrainë/ Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria! Duhet të përgatitemi për çdo skenar

Kryeministri Edi Rama theksoi se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga tregu, i cili është ndikuar nga lufta në Ukrainë.

09:06
8 marsi, Xhaçka: Luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave për fuqizimin politik

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh urimi për Ditën Ndërkomëtare të Gruas.

08:48
Rama mesazh prekës për ditën e nënës: Janë lulet më të bukura të kësaj bote

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot festën e 8  marsit për të gjitha gratë në Shqipëri dhe në botë.

08:16
Prostitucion në qendrën e masazheve! Arrestohet pronari, nën hetim dy punëtoret

Një qendër masazhesh në një banesë të marrë me qira në Tiranë që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar këtë të martë.

08:09
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

08:00
Ulje temperaturash dhe mot i paqëndrueshëm, parashikimi i motit këtë 8 Mars

Kjo e martë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu në zonët e ulët dhe bregdete dhe reshje dëbore në zonat malore.

00:00
Disfata në zgjedhjet e 6 marsit/ Grupi i PD-së i kërkon Bashës dorëheqjen

Një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

E hënë, 07 Mars 2022
23:36
Atentat ndaj biznesmenit në Lezhë, ngjarja nuk raportohet nga policia

Një biznesmen i ka shpëtuar një atentati që u krye ndaj tij këtë të hënë në Lezhë.

23:03
Zakharova akuzon Greqinë për propagande antiruse, kundërpërgjigjet Athina

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në “Facebook”, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”.

23:00
Dita e 12-të e luftës në Ukrainë/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Sot lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 12-të, ndërsa ende nuk ka shenja paqeje. Herët në mëngjes, perëndimi i Kievit është goditur nga luftime të ashpra ajrore ruse. Këtë të hënë pritet dhe raundi i tretë i bisedimeve mes dy palëve, ndërsa nuk është dhënë asnjë detaj deri më tani.

22:51
Pentagoni: 500 trupa të tjera amerikane do të vendosen në Poloni, Rumani, Gjermani dhe Greqi

500 trupa të tjera amerikane do të vendosen në Evropë për të përforcuar NATO-n, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Greqinë.

22:49
Deputetët i kërkojnë llogari Bashës/ Lika: Të kam sjellë fitoren në Koplik, tani jemi shkatërruar!

Deputetë që tani ndodhen në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së po i kërkojnë llogari kryedemokratit Lulzim Basha për humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

22:46
“S’kam humbur asnjë garë”/ Kreshnik Spahiu komenton deklaratat e Bashës në Open: Pafytyrësi para shqiptarëve, injorojeni

Kreshnik Spahiu në lidhje live në emisionin “Open” komentoi deklaratat e para të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.

22:40
Fitim Zekthi zbulon dy problemet brenda PD-së: Kriza ka ekzistuar prej vitesh

Fitim Zekthi në panelin e të ftuarve në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, tha se problemet brenda PD-së kanë filluar prej vitesh.

22:37
Pse nuk dolën të votojnë demokratët? Balliu në Open: Basha, më qesharaku në historinë e politikës shqiptare

I ftuar në studion e Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Klevis Balliu, tha se fitorja e Bardh Spahisë në Shkodër është një frymëzim për “Shtëpinë e Lirisë”.

22:36
Balliu në Open: E frikshme qetësia e Bashës pas humbjes, sillet si vrasës gjakftohtë

I ftuar në studion e “Open” Klevis Balliu tha se Basha sillet si vrasës gjakftohtë, pasi sipas tij ka vrarë opozitarizmin në Shqipëri.

22:35
Grida Duma pyet Bashën në mbledhje: A ndjen përgjegjëse morale për këtë humbje?!

Grida Duma i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

22:34
Shehu në Open: Votuan vetë militantët por jo demokratët e zakonshëm

Gara e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtw Bashki është tema e diskutimit sot në emisionin “Open” në Top Channel të gazetares Eni Vasili.

22:28
Zgjedhjet e “6 Marsit”/ Abilekaj: Njerëzit kanë humbur besimin tek politika

Analisti Enton Abilekaj tha në “Open” se votimi i paktë erdhi si pasojë se njerëzit kanë humbur besimin tek politika.

22:18
Çfarë dihet për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Sulmi rus kundër Ukrainës hyri në ditën e tij të 12-të pas atyre që autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

21:44
Bruno qëndron si ‘perandor’ në skafin që drejton Florjana

Në këtë puntatë të përputhen u transmetua takimi i Brunos me Florjanën.

21:21
Rreshteri i policisë bugoset 10 vjet për përdhunimin e gruas së dehur e të sëmurë (fotot)

Gjykatësi tha se 36-vjeçari kreu një sulm seksual të ulët e të vazhdueshem

21:19
Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së: Po rrezikojmë të shuhemi!

Agron Gjekmarkaj ka vendosur të japë dorëheqjen nga funksionet e PD-së, pas disfatës të së djathtës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të mbajtura në gjashtë bashki në vend.

21:09
7 marsi në Çiflig, nxënësit: Mësuesja e klasës na kërkoi lekë për dhuratën

Mësueset e shkollës fillore të Çifligut në Korçë morën masa një javë përpara ditës së 7 marsit, në mënyrë që nxënësit e tyre të mos gabonin në përzgjedhjen e dhuratave.

20:52
Ukraina i bashkon të gjithë! Kuvendi miraton rezolutën me 123 vota pro

Deputetët e parlamentit të Shqipërisë kanë rënë dakord për të votuar rezolutën që dënon sulmin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

20:39
“7 marsi”, s’ka më lule për mësuesit, dhurata të shtrenjta dhe zarfa me lekë/ Mësuesja shet lulet e nxënësve në dyqan me gjysmë çmimi

Harrohet 7 marsi i vërtetë! Luleve ua zënë vendin paratë dhe dhuratat e shtrenjta.

20:39
Mediat botërore jehonë propozimit të Veliajt për të emërtuar rrugën pranë ambasadës ruse me emrin “Ukraina e Lirë”

Këshilli Bashkiak i Tiranës emërtoi sot një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”, si shenjë solidariteti me rezistencën e Ukrainës kundrejt pushtimit rus.

20:37
Homazhe kombëtare për vdekjen e elefantit më të shenjtë të Sri Lankas (fotot)

Elefanti më i shenjtë në Sri Lanka që mbante arkën e artë në festivalin e përvitshëm budist, ka vdekur sot në mësohen 68 vjeçare duke shkaktuar zi kombëtare.

20:36
“Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë”, Florjana tregon historinë e saj

Në puntatën e Për’puthen Florjana tregoi se si kishte kaluar fëmijëria e saj ndryshe nga fëmijët e tjerë.

20:35
Pse duhet ta trajtojmë ushqimin si ilaç

Shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet e lidhura me dietën por numri pritet të pësojë rritje, pasi qasja në ushqime ushqyese bëhet më pak e sigurt.

20:30
Kosova dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

20:28
Rusët paralajmërojnë raund të katërt negociatash me Ukrainën

Një raund i katërt negociatash me Ukrainën pritet të zhvillohet sërish brenda pak ditësh , thotë një negociator rus, raporton Reuters.

20:27
Negociatori ukrainas kërkon ndalimin e sulmeve ndaj civilëve

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet ndaj civilëve, pa nisur ende raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

20:25
Atletët e “artë”/ Flasin për Top Channel Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, fitues në ligën ballkanike

Atletët shqiptarë arritën të ishin mes më të mirëve në Ligën Ballkanike të sallave të atletikës së zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

20:13
Kosova do të strehojë ukrainasit/ Do të vendosen edhe 20 gazetarë ukrainasdo të punojnë nga Prishtina

Nga fillimi i luftës në Ukrainë mbi një milionë qytetarë janë larguar nga vendlindja e tyre.

20:06
Triumfi i socialistëve/ Fitojnë 5 nga 6 bashki! Rikthehet Berisha, fiton Shkodrën. PD-ja forcë e tretë

Zgjedhjet e pjesshme lokale i ndoqët një ditë më parë në një transmetim maratonë në Top Channel.

20:01
Kandidati në Durrës i “Shtëpisë së lirisë”: Fituam një kauzë shpirtërore dhe morale

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” në Durrës tha se fituan një kauzë shpirtërore dhe morale.

19:58
E diela e zezë e selisë blu/ “Fitoret” e Bashës, humbjet e PD-së, rikthimi i Berishës dhe bojkoti

Durrësi i goditur nga tërmeti dhe nga akuzat për lidhje të krimit me politikën, votoi sërish socialistët.

19:13
Ftesë në 5/ Serbët e varën me kokëposhtë në urë, e ftuara mes lotësh: Lashë vëllanë pa ngrënë!

Emine Imeri ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi dhunën dhe tmerrin që kishte parë me sy në kohën e luftës.

19:00
Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë i mbajtur në Bjellorusi përfundoi, pas më pak se tre orësh.

18:57
Kreshnik Spahiu sugjeron të shpallet ‘non grata’ edhe Lulzim Basha! Aludon edhe për probleme mendore të tij

Juristi Kreshnik Spahiu tha për “Top Talk” se Lulzim Basha është produkt korrupsioni dhe se Amerika duhet ta shpallë ‘non grata’.

18:55
Më shumë se 50 mjete në përplasjen zinxhir në autostradën në Denver (fotot)

Trafiku në autostradën “Interstate 25” u ndalua gjatë dje në Colorado, SHBA pasi rruga e mbuluar me dëborë solli të paktën sy aksidente të shumëfishta ku u përfshinë të paktën se 50 automjete.

18:47
Forcat ruse sulmojnë konsullatën shqiptare në Kharkiv

Ushtria ruse ka sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën.

18:45
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Kryekomisioneri Celibashi: Procesi u realizua me sukses, nuk ka raportime për shit-blerje të votës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një vlerësim për zgjedhjet e pjesshme lokale, shprehet se procesi rezultoi i suksesshëm.

18:42
Berisha kritikon projektrezolutën e Ukrainës, Balla: Ndaje mirë se në cilën anë të historisë je!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kundërshtori kritikat e ish-kreut të PD-së, Sali Berishës për projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës.

18:32
Politikani brazilian dënohet për komentin seksist ndaj refugjateve ukrainase në largim (fotot)

Një politikan i djathtë nga Brazili është kritikuar ashpër nga mediat perëndimore pasi gjatë një udhëtimi në Ukrainë i ka quajtur “perëndesha” dhe “femra të thjeshta” gratë e atjeshme që rrinin në radhë për t’u larguar nga vendi.

18:30
Berisha kritikon projektrezolutën e Ukrainës: Është shkruar sikur jemi vend i Oqeanisë e jo evropian

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur kritik ndaj projektrezolutës së krijuar në mbështetje të Ukrainës që pritet të miratohet sot në Kuvend.

18:17
Në dy javë mbi 1 milion qytetarë largohen nga Ukraina

Nga fillimi i pushtimit rus, më shumë se një milion e gjysmë njerëz janë larguar nga Ukraina. Krahasuar me vitin 2015 që shënoi një nga flukset më të mëdha të emigrantëve shkaktuar nga lufta në Siri, ku 1.3 milionë njerëz mbërritën në Evropë brenda një viti. Në dy javë, më shumë se dyfishi i njerëzve që mbërritën në Itali nga deti në tetë vitet e fundit, u larguan nga Ukraina.

18:14
Ushtria ruse vret kryetarin e një bashkie në Ukrainë

Ushtria ruse ka qëlluar për vdekje kryebashkiakun e Hostomelit, siç raportojnë zyrtarët në Ukrainë.

18:03
“Gara ka vetëm një fitues”, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” i uron fitoren kryebashkiakes së Lushnjës Eriselda Sefa

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lusnjë, Elton Bano ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitores kandidates së Partisë Socialiste, Eriselda Sefa.

18:02
Heronjtë e heshtur të Ukrainës në ndihmë të civilëve

Ushtarët janë ata që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë rreziku.

18:00
OKB: Mbi 406 civilë të vrarë në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se janë mbi 406 civilë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa jemi në ditën e 12-të.

18:00
Basha: Mbështetje të plotë rezolutës për mbështetjen e Ukrainës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për rezolutën e mbështetjes ndaj Ukrainës.