Organizata HRW: Rusia ka shkelur detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

08/03/2022 11:23

Organizata Human Rights Watch (HRW), me bazë në SHBA tha se me sulmin  e të dielës në Irpin, Rusia ka shkeluar ligjin ndërkombëtar humanitar  gjatë bombardimeve të qytetit.

“Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas qeverisë vranë të paktën tetë civilë, sugjeron që forcat ruse shkelën detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mos kryer sulme pa dallim ose joproporcionale që dëmtojnë civilët dhe nuk morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur. viktima civile,” thuhet në analizën e agjensisë.

Për disa orë më 6 mars 2022, forcat ruse bombarduan një kryqëzim në një rrugë që qindra civilë po përdornin për të ikur nga pushtimi rus në Ukrainën veriore drejt Kievit.

Komentet vijnë pasi tetë civilë u vranë gjatë fundjavës teksa po largoheshin nga avancimi i ushtrisë ruse.

Agjesia ka bërë thirrje për të gjitha palët e përfshira të ndërmarrin të gjitha hapat e mundshëm për të larguar popullsinë civile nga afërsia e luftimeve ose objekteve ushtarake.

Bisedimevt e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës kanë dështuar në krijimin e rrugëve të sigurta të evakuimit e ukrainasve nga zonat e luftës.

Top Channel