Pentagoni: 500 trupa të tjera amerikane do të vendosen në Poloni, Rumani, Gjermani dhe Greqi

07/03/2022 22:51

500 trupa të tjera amerikane do të vendosen në Evropë për të përforcuar NATO-n, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Greqinë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby njoftoi dislokimet e reja të hënën, të cilat ai tha se po pozicionohen për të mbështetur forcat amerikane tashmë në Evropë, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Dislokimet e reja përfshijnë aeroplanë furnizues me karburant KC-135 nga Baza e Forcave Ajrore Fairfield në Spokane, Uashington, në Greqi.

“Këto janë forca thjesht mbrojtëse”, tha Kirby. “Këta janë konkretisht, ata për të cilët po flasim sot, janë mundësues. Dhe ne thamë më parë, kur vendosëm 7000 shtesë, se do të kishte mundësi të lidhura me ta. Kjo është pjesë e asaj mbështetjeje.”

Top Channel