Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që synon të rrëzojë Netanyahun në Izrael? Historia personale, humbjet familjare në Gaza dhe e kaluara e tij ushtarake
Presidenti izraelit Isaac Herzog ka vendosur t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, duke i dhënë një goditje politike kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu. Vendimi vjen pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, të cilat nuk prodhuan një shumicë të qartë në Knesset.
Presidenti Isaac Herzog ka zgjedhur ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, për të formuar qeverinë e re të vendit.
Vendimi u bë publik më 7 nëntor, pas konsultimeve me përfaqësuesit e forcave politike. Ceremonia zyrtare e dhënies së mandatit është parashikuar të zhvillohet të dielën, më 8 nëntor, në orën 17:00, në rezidencën presidenciale.
Gjatë konsultimeve, forcat politike që përfaqësojnë 67 deputetë të Knessetit rekomanduan Eisenkotin për postin e kryeministrit, ndërsa 46 deputetë mbështetën Benjamin Netanyahun. Një grup tjetër prej shtatë deputetësh nuk rekomandoi asnjë kandidat.
Top Channel