Banka Botërore ka njoftuar se ka ofruar një fond prej 723 milionë dollarësh në ndihmë të Ukrainës.

Sipas saj, ky financim emergjent i vjen në ndihmë Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

“Grupi i Bankës Botërore po ndërmerr veprime të shpejta për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj përballë dhunës dhe përçarjes ekstreme të shkaktuar nga pushtimi rus”, tha në një deklaratë presidenti i bankës, David Malpass .

Pjesë e këtij financimi janë edhe shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka tha se po vazhdon të punojë për një paketë tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm për vendin.

Presidenti i bankës, premtoi ndihmë shtesë për vendet fqinje që po pranojnë më shumë se 1.7 milion refugjatë, të cilët janë kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

Top Channel