Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Kryekomisioneri Celibashi: Procesi u realizua me sukses, nuk ka raportime për shit-blerje të votës

07/03/2022 18:45

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një vlerësim për zgjedhjet e pjesshme lokale, shprehet se procesi rezultoi i suksesshëm.

“Nuk rezultojmë probleme as me përdorimin e pajisjes PEI, për identifikimin elektronik. Procesi është karakterizuar nga zbatimi i kodit zgjedhor dhe qetësi. 75%  e qendrave janë hapur në orar. Të tjerat janë hapur deri në 07:30. Në çdo rast, para orës 13:00 (siç parashikon ligji, qendrat e votimit duhet të hapen brenda pesë orësh nga orari zyrtar, që votimi të quhet i vlefshëm), përveç tri qendrave të votimit në Shkodër.

Në ditën e votimit, nuk ka pasur raportime të karakterit administrativ. Kemi pasur disa shqetësime në lidhje me votime të karakterit familjar. Nuk ka pasur as denoncime me shit-blerjen e votës, por mbeten për t’u parë dhe në ditët në vijim”, tha Celibashi.

Top Channel