Pse nuk dolën të votojnë demokratët? Balliu në Open: Basha, më qesharaku në historinë e politikës shqiptare

07/03/2022 22:37

I ftuar në studion e Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Klevis Balliu, tha se fitorja e Bardh Spahisë në Shkodër është një frymëzim për “Shtëpinë e Lirisë”.

Ai tha se kjo është fitore e madhe për 4 muaj që është nisur lëvizja e Berishës.

“Ajo e Berishës është një lëvizje që ka 4 muaj që ka nisur dhe fituam Shkodrën. Nuk mund ta lëmë pa përmendur këtë sepse është frymëzim për ne. Nuk është çështja se është Berisha në opozitë, të gjithë demokratët janë në opozitë. Ne i dimë të gjitha problematikat në të gjitha bashkitë ku u votua.

Situata kritike ku është Partia Demokratike, ku nuk mund të fajësohen të dyja palët, se Berisha u sulmua dhe u largua nga grupi parlamentar. Në mungesë të mundësisë për të bërë zgjedhje, këto zgjedhje lokale vërtetuan, që Basha është më qesharaku në historinë e politikës shqiptare”, tha Balliu.

Top Channel