Autoritete ukrainase: Bombardohet rruga e evakuimit të Mariupolit

08/03/2022 12:26

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko  ka njoftuar se forcat ruse po sulmojnë korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia.

Ai tha se 8 kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia.

Më herët, kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka pa probleme.

Ky është evakuimi i parë nga një qytet ukrainas përmes një korridori humanitar të rënë dakord me Rusinë.

Mesa duket ka dështuar edhe rruga e evakuimi përmes koridoreve humanitare nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Top Channel