Lufta në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar paralajmëron Poloninë, ja pse

08/03/2022 13:03

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Poloninë se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë mund ta vendosë atë në “vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit” nga Rusia.

Sipas saj, Polonia duhet të jetë e vetëdijshme se furnizimi i Ukrainën me avionë luftarakë, është një rrezik i mundshëm që Rusia të “hakmerret” ndaj saj për mbështetjen e ofruar ndaj Ukrainës.

“Polonia kufizohet me një numër vendesh si Bjellorusia, që është një pjesëmarrëse aktive me Rusinë. Dhe Polonia do të kuptojë se zgjedhjet jo vetëm që po ndihmojnë drejtpërdrejt Ukrainën, gjë që është një gjë e mirë, por gjithashtu mund t’i sjellë ato në vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit nga vende si Rusia apo Bjellorusia”, tha sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace në një intervistë televizive.

Ai shtoi se MB do të mbështesë Poloninë dhe çfarëdo zgjedhjeje që ajo të bëjë.

Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith i tha se zyrtarët amerikanë po diskutojnë me qeverinë polake potencialin që Polonia të dërgojë avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 në mbështetje të Ukrainës.

Top Channel