Foto ilustruese

Kapelja që mbante veshur e ka shpëtuar biznesmenin Aleksandër Deda nga atentati që iu bë një ditë më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në verandën e lokalit që 43-vjeçari, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, ka ngritur pranë lumit Drin. në hyrje të Lezhës.

Deda ka dalë nga veranda e lokalit për të hipur në makine, kur është qëlluar nga atentatori-atentatorët, që kanë qenë në lëvizje me makinë.

Plumbat e kanë kapur në pjesën e kapelës. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës. Burime nga policia thonë se për ngjarjen janë informuar nga dëshmitarë nga vendngjarja dhe më pas kanë nisur hetimet.

Edhe në vitin 2020, Deda i ka shpëtuar një tjetër atentati. As atëherë ai nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar nëse ka pasur konflikte apo nëse dyshonte për dikë.

Plani i vetëvrasjes ka qenë i mirëmenduar, pasi shenjestra kishte ardhur në Shqipëri vetëm një ditë para atentatit, ndërkohë që pasi i shpëtuar atentatit të parë, ka qëndruar jashtë shtetit. Pista ku po heton policia është larje hesapesh.

Top Channel