Pikërisht kur dukej se bota po humbet fillin dhe gjithçka nuk është ashtu siç duhet të jetë, marka ikonike Amerikane sjell në Shqipëri një nga burgerat e saj më të famshëm me bazë bimore, por me shije mishi.

E gjithë industria botërore e ushqimit po zgjohet përballë nevojës për të ndikuar pozitivisht mjedisin, duke ulur nivelin e konsumit të mishit, por Burger King është si gjithmonë një hap para duke ofruar zgjidhje me shije.

Whopper-i me bazë bimore është risia e cila lejon të gjithë ata që nuk largohen dot nga mishi, të ruajnë shijen në një burger të bazuar mbi bimët. Në bisedën që patëm me përfaqësuesit e Burger King në Shqipëri ata shprehen shumë entuziast për këtë produkt të ri, i cili ruan shijen e parezistueshme për të gjithë ata që ende nuk janë gati të heqin dorë nga mishi.

Ata gjithashtu na rrëfejnë se në të gjitha tregjet botërore ku “Mbreti” i Burgerave ka prezantuar The Plant Based Whopper klientët e tyre e kanë mirpritur me entuziazëm, sjellje e cila i ka bindur për ta prezantuar produktin edhe me tregun shqiptar, në të cilin mbizotëron konsumi i mishit.

Rrjeti i “Mbretit” numëron 4 restorante në TEG, QTU, në zonën e ish-Bllokut dhe prapa Muzeut Kombëtar Historik duke sjellë shijet më të mira sa më pranë klientëve të tyre. Tashmë edhe eksperiencën ekskluzive dhe të pakrasueshme të Whopper-it me bazë bimore, por me shije mishi!

Top Channel