Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës këtë të martë, duke krijuar trashësi nga 5 deri 12 cm.

Në zonat malore dhe akset rrugore  Korçë-Ersekë- Leskovik, Korçë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të jetë të pajisur me pajisje dimërore për shkak të trashësisë së dëborës.

Kurse në qytet ka më pak dëborë, edhe pse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta deri në -4 gradë.

Pavarësisht se jemi në pranverë,  qarku i Korçës vazhdon të ketë mot të keq, duke sjellë probleme në lëvizje, furnizim me energji elektrike apo edhe kosto të tjera shtesë që duhen për të përballuar dimrin.

Top Channel