Një biznesmen i ka shpëtuar një atentati që u krye ndaj tij këtë të hënë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur ndaj Aleksandër Dedës u u qëllua me plumba, por u mbajt e fshehtë nga autoritetet dhe për orë të tëra nuk pati asnjë njoftim zyrtar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë marrë kamerat e sigurie rreth zonës, me qëllim identifikimin e autorit/ autorëve.

Në njoftimin e policë së Lezhës, të dërguar rreth orës 23:30, thuhet se atentati ka ndodhur rreth orës 14: 15, në dalje të qytetit të Lezhës.

Edhe në vitin 2020, Deda i ka shpëtuar një tjetër atentati. Atëherë ai nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar nëse ka pasur konflikte apo nëse dyshonte për dikë.

Top Channel