Komisioni Evropian sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

08/03/2022 11:51

Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse.

Reuters ka mësuar se sanksionet, do të ndalojnë tre banka bjelloruse nga sistemi bankar Sëift dhe do të shtojnë më shumë oligarkë dhe politikanë rusë në listën e zezë të BE-së.

Po ashtu, Reuters shkruan se do të ndalohen eksportet nga BE-ja të teknologjisë detare në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre dhe për të shmangur sanksionet.

Sanksionet do të diskutohen sot nga ambasadorët e BE-së në një takim që fillon në orën 14:00.

Top Channel