Ushtria ruse vret kryetarin e një bashkie në Ukrainë

07/03/2022 18:14

Ushtria ruse ka qëlluar për vdekje kryebashkiakun e Hostomelit, siç raportojnë zyrtarët në Ukrainë.

Hostomel është një qytet pranë Kievit, dhe aty fushë ajrore që ka shërbyer si pikë strategjike për Ukrainë, që ndodhet në ditën e 12-të të pushtimit rus.

Yuri Prylypko dyshohet se u vra gjatë kohës kur po shpërndante ushqime dhe ilaçe për ata që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar nga rusët.

Dy shtetas të tjerë, të identifikuar si Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore u vranë gjatë sulmit.

Ai “vdiq si hero”, thuhet në një deklaratë të këshillit bashkiak të Hostomelit.

Top Channel