Rusët paralajmërojnë raund të katërt negociatash me Ukrainën

07/03/2022 20:28

Një raund i katërt negociatash me Ukrainën pritet të zhvillohet sërish brenda pak ditësh , thotë një negociator rus, raporton Reuters.

Pas bisedimeve jopërfundimtare sot në Bjellorusi, negociatori rus Leonid Slutsky tha se një raund tjetër bisedimesh do të ndodhë së shpejti, por nuk dha një datë të saktë.

Raundi tjetër, i katërt, do të zhvillohet në Bjellorusi në një të ardhme shumë të afërt”, tha Slutsky për televizionin shtetëror rus.

Nuk do të përmend ende datën e saktë. Do të përcaktohet, ndoshta nesër”, tha ai.

Raundi i tretë i bisedimeve ruso-ukrainase përfundoi të hënën në mbrëmje në Bjellorusi, me ukrainasit që thanë se kishte “disa rezultate pozitive” në lidhje me korridoret humanitare. Në të njëjtën kohë, rusët thanë se takimi “nuk i përmbushi p…

Top Channel